Gazetarja Rudina Xhunga analizoi situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, ku tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se Shqipëria po shkon drejt skenarit më të keq, hapjes së stadiumeve për pacientët e sëmurë.
Sipas gazetares Xhunga, shqiptarët treguan se mund ta mposhtin virusin vetëm nëse mbyllen totalisht, ndërsa shtoi se qeveria heziton të bëjë një karantinë të dytë, pasi i duhet të marrë borxhe për të paguar njerëzit dhe bizneset.
“Nuk mendoj se pacientët vrasin veten, se nuk kanë shtretër. Lajm i keq është se ne po afrohemi me shpejtësi drejt stadiumeve, ai që është parë si skenari më i keq dhe përfundimtar. Nuk e kisha menduar kurrë që Shqipëria do të ecte me këtë shpejtësi të madhe drejt gjëmës. Çmenduria kolektive do na marrë në qafë të gjithëve. Unë kam frikë edhe për hapjen e shkollave në vend, do doja që të mos hapeshin. Këtu do të ishte mirë që edhe baret, edhe shkollat të mbyllen. Padyshim që do të shkohet drejt një karantine të dytë, sepse shqiptarët treguan se mund t’ia dalin ndaj virusit vetëm nëse mbyllen totalisht”, u shpreh Xhunga.
Faza e dytë duket se është më agresive se e para…
Virusi duket më agresiv, më ngjitës, numrat e të shtruarve në kujdesin intensiv janë rritur dhe për këtë mjekët vunë alarmin. Turqia ka qenë vend i rëndësishëm për kurimin e pacientëve të pasur nga Shqipëria, por kufijtë po shkojnë drejt mbylljes, kështu që edhe kjo derë s’do gjendet më e hapur. Ndaj dhe kush ka frikë nga virusi, duhet të izolohet, të mos cojë fëmijët në shkollë. Unë nuk jam e sigurt nëse do ta çoj vajzën në shkollë këtë dhjetor.
E vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë situatë është të jemi bashkë. Nuk ndihmojnë kritikat e politikanëve. Në këtë vend askush nuk e hedh një dorë, nuk del vullnetar për të ndihmuar. Nuk zhvillohet bota pa vullnetarizëm, nuk lihen të vdesin ata që kanë probleme. Në këtë moment duhet të jemi të gjithë bashkë, që të mos shkojmë te stadiumet, se do bëhemi dhe më keq, nëse secili hedh nga një gur. Ky dhjetor i vështirë për Shqipërinë nuk pritet të lehtësohet. Hapja e Covid-4 është një sinjal i keq, i parashikuar, për të cilin nuk duhet të gëzohemi, por të tmerrohemi që nuk ja kemi dalë të kuptojmë se ky virus është ngjitës dhe duhet të respektojmë masat, por edhe të ndihmojmë sa më shumë mjekët.
Intervista e Ramës për “Forbes”, ku thotë se Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura nga Covid-19…
Rama flet për shifra, por nuk duhet të gëzohemi me to, pasi sot i ke mirë, nesër i keq. Unë hyj te njerëzit që dua të ndihmojë në ndërgjegjësim. Po shoh një lloj hezitim të qeverisë për ta mbyllur sërish vendin, edhe për faktin se nuk e ka mundësinë të paguajë njerëzit, pasi nuk ka dhe i duhet të marrë borxh. Qeveria nuk e ka të lehtë ta mbyllë Shqipërinë në këtë moment, ashtu siç nuk e ka të lehtë edhe ta lërë hapur. Kur dal jashtë shoh qytetarë kudo, dhe e vetmja gjë që më bën të besoj se Covidi po bën kërdinë janë ambulancat dhe makinat e varrimit rrugëve.
Dikush duhet ti shpjegoje ktij populli qe hunden mos e mbaje jashte e se virusi nuk merret nga mjekrra.
Gjynah te na jape mend nje matrapaze si kjo Xhunga Dunga. Kaloi nga byreku e revania te mbyllja totale. Tek te parat u fryn mikun pronareve te restoranteve, tek e dyta do mbyllje qe ti perplase miletin te ekrani dhe o burra klikime me shumice. Do te dish sa larg jemi nga Europa, shif sa larg eshte New 24 nga Rai.
Znj.Gazetare, mos ngjall panik! Hapja e spitalit 4 per Covid-19 eshte mase e nevojshme, me se normale. Edhe dr.Skender Brati, kompetent, qe artikulloi se “mund te hapen stadiumet…-, per mendimin tim foli i nxituar. Sido qe mund t’i kete zotnia parashikimet profesionale dhe institucionale, duhet te jete me i rezervuar ne publikimet mediatike, pasi nxitet dhe zgherohet ndjenja e panikut, pasigurise, shtohet pesimizmi, por edhe “vetvrasjet”. Ne analize te fundit, duhet te merret ne konsiderate numeri i te sheruarve qe eshte i madh, ndersa viktimat te pakta. Ngushellime familjeve te tyre dhe u prehshin ne psqe. Ne jemi ne nje lloj situate lufte qe ka pushtuar gati gjithe boten…Per kete, eshte normale qe duhet te jemi te vetedijshem, etj. Me pak te flitet per ca gjera delikate, mendoj se eshte me mire. Me shpesh thuhet se heshtja eshte flori. Ju flm. Nuk dua te keqkuptohem. Eshte nje koment i lire, duke marre shkas nga artikulli dhe dinamika e pandemise.
Edhe ti moj gjithologe bënë pjesë në grupin e infektologëve dhe mjekëve specialist kompetentë për pandeminë?
Javën që kaloj dërdëllisje për pilaf e revani nga Berati!
Nuk është hera e parë dhe as e fundit që ndodhë një pandemi në historinë e njerzimit.
Ndoshta do të jetë hera e parë që një vaksinë aprovohet vetëm pas disa muaj testimesh!
Rudina a ju beri pershtypje bundra lsi-se qe kishte rreshtuar mbi 100 te rinj ne Varrezat e Deshmoreve dhe i takoi me rradhe duke na kujtuar skenat e para 30 vjeteve me udheheqesit e PPSH qe pershendeteshin me popullin?
Cfare emri mund ti vihet ketij veprimi te papergjegjshem?
Bundra uron te kete sa me shume infektime e vdekje dhe pastaj tja “faturoje” pergjegjesine Rames.
Ligji duhet te veproje se pari mbi ate, qe i ben karshillik shtetit dhe rregullave.
Per vehte merr rrugen per Itali me paret e vjedhura ndersa per popullin shyqyr qe kemi stadiumet!
Hallin qe ka ky populli yne, nuk e ka kush!
Te keqen e virusit dhe murtajes!
Ne nje ane Rama, Damian Gjiknuri, Rudina me Xhunga, Taulant Balla, ne anen tjeter Saliu, i Qimi i Pekajve, Gjekmarkaj , Edi Paloka, Monalikja!
Gjendje terrori e vazhdueshme!
Te keqen e virusit para terrorizmit 30 vjecar shteteror te Tiranes kunder kombit shqiptar!
A mund te thote njeri pse qeveria – Ministria e Arsimit, ne shkollat private, cikli 9 vjecar, nuk po aplikohet mesimi i pjessshem online?! Si mund te lihet ne ndergjegjen e ketyre institucioneve private, per te vendosur vazhdimesine e mesimit fizik, me justifikimin se nuk kane raste?! Shembull eshte shkolla Turgut Ozal, qe ka me 10 raste si ne stafin pedagogjik, ashtu edhe ne nxenes.
Te rrezikohet Jeta e nxenesve, familjeje e mesuesve vetem qe mos prishet bisnesi i shkollave !
Pse Ministria e Arsimit ne rregullin qe nxorri ka hapesire qe institucionet private te bejne c’te duan?! Eshte e neveritshme sesi luajne me jeten e njerezve, eshte krim.
Po mediat cfare bejne?!
Pse heziton KM per nje mbyllje te radhes?! Me se dhe si do plotesojne nevojat baze njerezit, nese behet kjo mbyllje?! Pergjegja mungon. Per, mendimin tim KM apo shteti yne duhet te heqe cdo kufizmim qarkullimi dhe veprimtarie. Nuk shtyhet me gjendjen si tek Romani i famshem “Shkretetira e tartareve” e Dino Buxatit, shkrimtar dhe gazetar i famshem italian
Dhe doktoresh u be kjo?
Di kjo se esht vala e dyt me e ashper.
A e Ka zene gje gripi ket vit kte doktoreshen?
Tham se vec enveri ish i gjithanshem,tashi na del kalo,pipero,brataj dhe kjo e fundit
nuk po kuptoj pse nuk meren masa por po ja lene spontanitetit.Gjith bota i reduktoje oraret e lokaleve dhe po shihet rezultat ndersa te ne lokalet eshte vendi ku njerzit rine me ore pasi nuk marin gjoba per maskat..Me keto ritme dhe covid 4 per 1 jave do mbushet dhe atehere do kujtihen per kete papergjegjshmeri.Duhet veprim urgjent pasi vete keshtu marin vesh shqiptaret