Policia e Tiranës kërkon rifillim të hetimeve për “21 janarin”! Ministrja Gjonaj: Prokuroria do hetojë mbi bazën e provave, riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës

21 Janar 2021, 11:37Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është pyetur sot nga gazetarët nëse ka prova të reja që në 10 vjetorin e protestës së “21 janarit”, gjatë së cilës u vranë 4 qytetarë e të tjerë u plagosën, Policia e Tiranës ka kërkuar rifillim të hetimeve.

Burimet thanë se dje është depozituar një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në formën e kërkesës për rifillim të hetimeve, ku shtrohen çështje konkrete dhe riekspertime që kërkohen nga Policia.

Pyetje: Vetëm pas 10 vitesh mos është propagandë apo provokim? Ka prova të reja që i gjeti dje?

Ministrja Gjonaj: Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave.

Dje, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Gjithashtu, kërkon që të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës së Republikës, që ishin në shërbim në datën 21 janar 2011. Gjithashtu, në letër kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Gjithashtu, kërkohet riekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

3 komente në “Policia e Tiranës kërkon rifillim të hetimeve për “21 janarin”! Ministrja Gjonaj: Prokuroria do hetojë mbi bazën e provave, riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës”

  1. xhoxhi says:

    E kuptoni drejtësinë në kapitalizëm?U vranë katër vet dhe u plagosën catë tjerë dhe drejtësia bëri sikur dënoi dhe çështja u mbyll dhe sot nuk mund të hapet.Pra ska drejtësi.Vrasjet e 21 janarit,apo e bodigardit të Saliut që pre në burg etj si këto duhet të hapen sa herë gjënden prova ose mendohet se është gjykuar keq dhe le të dalë e drejta.Del Saliu dhe deklaron se mesnajper do vrisnja edhe Ramën.Çfarë dokumenta don drejtësia?Duhet arestuargjykuar dhe po ka faj të dënohet.Prandaj ligjet i kanë bërë për veten e tyre qësiç e pamë Iliri ,Basha,etj nuk janë dënuar.
    Dosjet që ka shumë fjalë duhet të hapen pa frikë që njerzit të mos flasin..

  2. siklet pupla says:

    Po deri tani qe keni 8 vjet qe drejtoni,ku keni qene ju o ministre me Edi Ramen,apo jeni mjaftuar duke u vene lule tek vendi i vrasjes dhe duke i ferkuar shpatullat berishes sic beri ne Gerdec !!!!

  3. rexha 10 says:

    MOSE U LODHE moje MINISTRE ,SEPSE EDHE KOSTA TREBICKEN E HETOI FBI ,DHE FAKTI TREGOI SE ISHTE RREZUAR ME MAKINE DUKE ECUR ME 25 KM NE ORE KURE DOLI PER GJUETI. PAMVARSISHTE SE SHPJEGOI SKANDALIN MAFIOZ TE GERDECIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje