20 Shkurt 2021, si u eklipsua kjo datë nga PD

18 Shkurt 2021, 16:34Blog TEMA

Nga Ben Andoni

20 Shkurti, 30 vite më vonë, është thjesht një ditë kalendarike për PD-në, me të cilën ajo identifikohet në historinë e saj të shkurtër, por shumë të nderuar ndër shqiptarë.

Ndër vite kanë rendur shumë njerëz të saj për të treguar protagonizmin, kurse në masë zyrtarët e PD-së kanë treguar sesa e nderojnë duke u munduar të identifikohen me të. Por shumë vite më vonë, data, që shënon rënien e shtatores së Enver Hoxhës, është thjesht një data përkujtimore.

Në vend të kësaj ka lindur një strukturë e re nderimi, që zyrtarët e saj e respektojnë. Ndaj, çfarëdo që bëjnë me postimet në facebook apo në rrjetet e tjera sociale, ata i janë larguar kësaj date.

E para, nuk përcollën dot bashkë me kundërshtarët e tyre PS-në atë që kërkonin shqiptarët asaj dite. Nuk e fshinë dot emrin e Enver Hoxhës, që sot e ke të pranishëm në mënyrë të vazhdueshme në median shqiptare dhe më shumë se kaq në vetëdijen dhe nënvetëdijen e politikës dhe shqiptarëve.

Është rreshtur zëri i të persekutuarve, pasi një pjesë nuk e jetuan dot të plotë demokracinë, e të tjerët u shpërfytyruan ndër zyra për pak vlerësim. Dhe, e fundit, por jo më e pakët, disa nga protagonistët e asaj dite pothuaj janë fshirë sot nga kujtesa.

Në literaturë flitet se Harresa është një proces i lidhet me pamundësinë e riprodhimit dhe e rilindjes së përmbajtjeve, që zotëron një individ dhe madje edhe fshirja e plotë deri te gjurmët nervore të saj. Dhe, nuk mbaron këtu, në vazhdë të kësaj shumë marifetçinj e kanë fshirë edhe vijën logjike të ngjarjeve duke na lënë me një boshllëk të paimagjinueshëm. Sot, njerëzit mund të kujtojnë shumë mirë ngjarje të socializmit, por aspak 20 Shkurtin.

PD-ja e pati një mundësi ta nderonte ndryshe por ajo e braktisi duke u dhënë dërrmën njerëzve të asaj dite. Fatmir Merkoçi, militanti i hershëm i PD-së, i përgjakur i asaj dite nuk figuron askund në projektet e të ardhmes së PD-së dhe idetë e ardhjes së tyre në pushtet. Bashkë me të edhe një grup jo i pakët djemsh të rinj, që asokohe i vunë gjoksin përpjekjes së kryeqytetasve.

Tashmë askush nuk e kujton më Shimën, Brahimin, Abazin, Hoxhën, Qyqen e shumë e shumë militantë të asaj dite që mbeti në kujtesë të njerëzve atë ditë por jo në planet e pushtetarëve që fituan pushtet. 20 Shkurti tashmë 30 vite më vonë është thjesht një datë…për të kujtuar…asgjënë, që politikanët e PD-së dhe jo vetëm ata na e tregojnë me protagonizëm.

1 komente në “20 Shkurt 2021, si u eklipsua kjo datë nga PD”

  1. Yyyyyyyyy says:

    20 shkurti eshte nje dite turpi per shqiptaret! Nje dite kur fiset afrikane, me sjellje kanibalesh dolen rrugeve te Tiranes, si kafshet e hazdisura nga kopshti zoologjik. Eshte nje dite qe me shume gjasa nuk do pemendet nga shqiptaret, sepse do vije nje dite qe do ndjejne turp per sjelljen afrikane ndaj Heroit te tyre Kombetar Enver Hoxhes. Shqiptaret do mundohen ta fshehin ose te pakten ta harrojne kete date nga kujtesa e tyre, sepse do ndihen gjithmone te turperuar nga sjellja e afrikano-shqiptareve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema