Nga Mero Baze
Një raport i ekipit lokal të Transparencë Internacional dhe një OJQ-je tjetër lokale në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim mbi shumë fenomene të kapjes së shtetit prej vtit 2008 e deri më sot në Shqipëri, i cili do t’ia vlente të përgëzohej, sikur të bënte kujdes të verifikonte faktet dhe jo të konspektonte fjalimet e Ilir Metës për disa zhvillime të fundit, që kanë të bëjnë me disa ligje që nuk janë të miratuara dhe disa procedura që nuk janë kryer ashtu siç i përshkruan Ilir Meta në fjalime dhe autorët në raport .
Fjala vjen, raporti thekson se ligji për median audiovizive është bërë pa konsultimin e publikut. Në fakt, iniciativa për ligjin e medieve audiovizve nga qeveria, u kritikua aq shumë nga publiku, pas disa ballafaqimesh, sa përfundoi në Komisionin e Venecias. Dhe pas kësaj, qeveria është tërhequr fare nga ai ligj dhe nuk ka iniciativë të re për të.
Pra raporti flet për një projektligj që nuk ekziston më as si projekt, por meqë një prej ushtarëve të Ilir Metës që është autor i raportit, i duhet doemos, e “ka ngjallur nga varri për ta rivrarë”.
Do të mjaftonte kaq, për të hedhur poshtë gjithë punën e lodhshme që kanë bërë për të analizuar kapjen e shtetit, prej 2008.
Më tej akoma, raporti thekson se Aeroporti i Vlorës, është bërë pa garë dhe pa konsultim publik. Problemi i Aeroportit të Vlorës është nëse duhet ose jo, sa i përket efiçencës ekonomike, por fakti që gara u hap dy herë dhe fituesit janë të ndryshëm, tregon jo vetëm që ka pasur garë, por ka pasur dhe lupë mbi fituesin e pare, që u anulua.
Behxhet Pacolli, që është fitues i garës së dytë, e fitoi si oferta më e ulët, por dhe ky duhet të ketë ndonjë problem me Ilir Metën, ndaj e ftojmë t’i bëjë një xhiro me avionin e tij privat.
Që raporti është një qëndrim edhe psikologjik i Ilir Metës, shikohet tek etiketimi i çështjes “CEZ- Gjiknuri”, që lidhet me vitin 2015. Në fakt, në vitin 2015 ka qenë çështja CEZ-DIA, pra CEZ-Ilir Meta, dhe dyshimet e mëdha të Ilir Metës që i shkaktuan krizën e parë psiqike, ishin se pas atij skandali të hapur nga BIRN, qëndronte Damian Gjiknuri.
Ma ka shpjeguar vetë gjatë këtë “komplot të gazetarëve të paguar nga Ambasada amerikane dhe Sorosi”, që donin ta diskretitonin. Ai u sfazua aq shumë nga arrestimi i Kastriot Ismailit, një ish- bashkëpuntor i tij dhe botimi në shtyp i mesazheve të tij me të, ku i kërkonte nga 200 mijë euro, sa donte të prishte qeverinë me Ramën, duke dyshuar se pas gjithë kësaj historie qëndronte Gjiknuri, me porosi të tij.
Aq shumë është traumatizuar nga kjo gjë, sa atij shkruesit të vet tek ky raporti, ja ka paraqitur çështjen CEZ-DIA, që është dosja CEZ-Meta, si çështja CEZ-Gjiknuri. Se në fakt Gjiknuri ishte paranoja e tij.
Pra kur flet për zhvillimet e fundit, raporti duket se ka bërë kujdes të pasqyrojë perceptimin e Ilir Metës për korrupsionin apo kapjen e shtetit, që sikundër të gjithë e dimë, është perceptimi që ka një njeri, që vuan pamundësinë për të bërë pikërisht korrupsion dhe kapje shteti, për shkak të mungesës së pushtetit.
Për shqetësime të tilla Ilir Meta ka plot gazetarë që paguan dhe shkruajnë broçkulla të tilla në median e Tiranës, nuk ka pse çon dëm një raport që duhet të ishte serioz dhe jo të na shfaqte perceptimet e Ilir Metës, herë si kapës shteti, e herë si ëndërrimtar se si mund ta kapte shtetin, po të ishte në vend të Edi Ramës.
Tani vërtet Ilir Meta është i mërzitur për këto çështje, por një raport serioz nuk duhet të reflektojë shëndetin mendor të presidentit, por faktet e vërteta, pasi kështu ngjan më shumë me një epikrizë të Ilir Metës, se sa me një raport.
Te thashe para nja dy ditesh mos shkruaj me vazhdon prape ti.I ke q.. r…Mos shkruaj me per kete jave.Je njish!!
Sa rende je o Mero.
Ke filluar ” cmonton” cdo gje qe eshte kundra rames.
Gjynah se ke qene goxha pene.
ne fakt kete radhe ose nuk ke pare, ose me shume mendoj se ke anashkaluar qellimisht nje aspekt.
Raporti flet qarte edhe per shfajesimin e Ilir Metes nga Gjykata e Larte, dhe e kategorizon qartesisht si deshtim te drejtesise. Kjo do te thote qe ata qe kane bere raportin, edhe aq miq me Ilir Meten nuk jane, dhe kjo i shton besueshmeri raportit, dhe eshte kritike qe qendron ndaj mazhorances!
per mua ky artikull eshte MINUS per Mero Bazen.
Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit!
As vezhgim dhe as raporte
Por thjeshte nje broshur partie
Genjeshtra dhe helem i ushqyer
I sponcorizuar me gatime LSIje
*
Ata qe e kane bere jane qesharak
Se ne perpilim kane dhe nje merak
Kete e didhe vete president Iliri
Prandaj porosit lajme tek mulliri
*
Porosit lajme te mudhinjt me ere
Dhe faturen e cone tek te tjere
Se ngjarje qe akuzojne ca te tjere
Jane vete brenda si te dhjere
*
Keta mendojne se me genjeshtra
Mund te mbulohet e verteta
Por ata e dine shume mire
Nga e kane mare porosine
*
Kujtojne se njerzit nuk e dine
Prej fyti kush ka kape Shqipërinë
Kush do rregull dhe drejtesi
Dhe kush do remuja dhe anarshi
*
Prandaj keto raporte sjane cudi
Do kete shume tille ne shqiperi
Jane shume qe presin ne ralle
E kane ulur shume ate pazare
*
Mero po pse mer burr. Pse do ta zbardhesh dhe aty ku eshte sterre?! Ca te mundon
Thjeshte rrotacion do kete. Sdo vdese njeri.
Si mund te votoher nje kryeminister diabolik dhe i lig i cili me paturpesi thote” po iku ps nga pushteti ska me vaksina dhe do vdisni”!
Ky eshte per tu arrestuar jo per tu votuar. Ose te pakten duhet te shtrohet urgjentisht se ka probleme te renda
Amanda…
Ku është e keqja që Rama thotë një të vërtetë?
E gjithë opozita trumbeton me të madhe që njerzit të mos vaksinohen. E gjithë bota shpresën për të zhdukur Coronovirusin e ka te vakdinimi i popullatës.
Sipas Organizatave Botërore të Shëndetësisë mos vaksinimi do shkaktojë vdekje masive më shumë se sot.
Kështu që Rama ka të drejë.
Turp kryeminister
Mero ska nevoje te justifikosh korrupsionin.
Ky i ka q… nenen buxhetit.
Libri i vogel i zi i Ilir Metes duket lule para vjedhjeve te ketij
…Blloku ..se Iliri nuk njeh Librin !
BERTIT NUK I PELQEN KUR MERO JEP ME FAKTE.TE VERTETEN
BERTI TI NUK JE I DETURAR TA LEXISH MERON
SE SYTE DHE TRURI TEND I KA BERISHA
BRAVO MERO
Bertı Z,Mero nuk ı del ne ndıhme Rames Por po ben pune per te mbrojtur shtetın nga gerryesıt e saj sı Ilır meta me te shoqen,Sı e kupton tı qe Mona ne vend qe te ıshte zonje e pare spas kushtetutes,rrın ne opozıte duke prıtur qe tı bıen dashır veglat dhe tı marre ajo Per kete eshte edhe nderhyrja e Ilırıt ne fushaten zgjellore ne fafor te opozıtes nepergjıthesı dhe te gruas tıj Krytare e LSI ne menyre qe te hypı ne pushtet dhe sı perfundım me gllaberuar cdo gje shtetare, Besoj se e kuptove sado pake veprımtarıne e Ilır Metes e com,
Sa i ke rene pikes o Mero! Nje per nje mr fakte e te dhena konkrete! Me te lumte, si perhere. Nuk e kuptojne ata shkrues se njerezit nuk jane budallenj dhe dijne se si e pse kane ndodhur ngjarjet qe preken ne raport. Turp per keta zhgarravites te shitur e pa palce.
Patjeter Luka. Rrofte partia socialiste e shqiperise. Te tere ata qe flasin kundra saj jane zhgarravites me pagese, vetem ju qe flisni pro jeni njerez te lire??!
I vetmi ze i te vertetes ke qene dhe mbetesh zoti Mero Baze. Skur SHqiperia te kishte edhe nja dy gazetare si pena juaj o trim i Laberis, sa miresi do kish patur vendi yne.
Bravo Mero! Vertete je njesh.
Le nam o penaxhi….je bo si Spiropali ne vaktit .
Spiropali e mblodhi veten ,ndersa ti do me kap fundin .
Dikur cdo gje e shkruar qe thonte dy fjale kunder Berishes ,trumbetohej si nje deshmi me shume kunder diktatures qe ti e vuaje ne sedilje te Mercedesit .
Ndersa tani ,cdo artikull qe ka kritika e “zberthen” ose si nderhyrje ne punet e brendeshme te Surrelit ,ose si diversantizem te Tit Vasilit apo Brahimllarit .
Ka ndonja 1 vit qe ja ke kalu cdo legeni mediatik ne kete vend .Kur ke lene dhe Qim Peken ne vend te dyte….imagjino sa rende je .
Po cti besh! Mero do thjeshte persheshin e Edit. Me pare donte ate te Berishes. Neser ku i dihet, fillon lavderon Ilir Meten.
Ku mbeti integriteti te Mero?!
Cfardo qe te shkruani,ju unuket e leshit,nuk mund ta lani mutin me shurre,presidentit tuaj te c’nderuar nuk ka doktor qe i ben derman,se dhe doktori i tij,e ka akuzuar publikisht,me ze e figure per krime monstruoze,te cilat mbasi te hetohen e gjykohen,ju byth lepirsit nklasik te tij,do jeni te paret qe do ta abandononi
O prift prap po ta perserisim. Keni nje problem qe kushdo qe nuk eshte me ju ju duket armik i keq i lig i shpifur. Po mesohuni te beheni te civilizuar dhe ta pranoni mendimin ndryshe se jeni kthyer me keq se partia e saliut.
Po pse ai Rama jot nuk erdhi ne pushtet me votat e metes? Apo ishte i mire meta athere??!
Kot e keni. Ne vitin 2013 kur ishte fryma me e madhe anti berishe, Ps vetem mori 66 deputete. S bente dot qeveri pa Ilir Meten. Deshi ilir Meta se po te donte bashkonte votat me PD dhe prap beheshin mbi 70.
Ne 2017 fituat me 48% te votave dhe per shkak se opozita hyri cdo parti me vete, edhe pse bene 52% mbeten ne opozite. Tani e para 48 % ps smerr dot me se nuk i mori dot ne 2017 dhe eshte konsum me i madh, e dyta edhe sikur ti beje, prap opozita shkon 52% dhe me logjin elektoral aktual merr 75 deputete.
Cdo muhabet ka mbaruar, e di dhe Rama.