Basha nxjerr në sulm skuadrën anonime "Byrektorja", porosi për të denigruar me komente Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën

31 Mars 2021, 10:37Politika TEMA

Ashtu siç është raportuar herë pas here në media, skuadra anonime “Byrektorja” është një nga më aktivet në “selinë blu” e cila ka për detyrë denigrimin me komente negative në rrjetet sociale të figurave që nuk janë dakord me qëndrimet e kryedemokratit Lulzim Basha.

Pas spotit të aktores së madhe Tinka Kurti e cila dilte hapur në mbështetje të kryeministrit Edi Rama, një grup nga anëtarët e kësaj skuadre janë angazhuar paraprakisht për adresimin e një sërë komentesh negative në faqet ku është përcjellë lajmi.

Mjafton të hedhësh një sy të thjeshtë për të verifikuar që pas komenteve ku arrihet deri në ekstremitete duke kaluar normat njerëzore, fshihen profile të rreme të cilat ripostojnë në faqe të ndryshme komentet e tyre denigruese.

Kanë mjaftuar pak minuta nga publikimi i mesazhit të Kurtit, që grupi i turnit të paradites të aktivizohet për t’u hedhur në sulm të mirëkoordinuar.

Ndërkohë, thuajse po të njëjtët profile, po të njëjtët emra dhe po të njëjtët fytyra, kanë ushtruar detyrën e tyre edhe gjatë publikimit të mesazhit të aktorit Robert Ndrenika.

Nisur nga faktet e publikuara në media, “Byrektorja” është një nga skuadrat më të rëndësishme, por më e keqpaguara nga zyrtarët që merren me kurimin e imazhit publik të Bashës. (TemA)

16 komente në “Basha nxjerr në sulm skuadrën anonime “Byrektorja”, porosi për të denigruar me komente Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën”

  1. Ligji says:

    Ku do mcifesh o voc pas zgjedhjeve. Të gënjen mendja në hollanda? Ke shum punë me spak. Vilat në Shqipëri qaji

    1. Dude says:

      Caslli eshte e para, PD-ja kerkon fitore, Casllit i mjafton te gjeje pak car per nje legjislature te pakten.

  2. E verteta e VERTETE says:

    Tinka nuk matet me liliputa po me gjigande!

  3. Gradishta says:

    Këta byrekxhinjte e lulushit edhe sikur e madhja dhe e pa arritshmja
    Tinka Kurti ti pshurre ne surrat duet ti thone faleminderit .Bravo ikona e artit shqiptar je dhe ngelesh e pa arritshme për të thënë të vërtetën e madhe në art e kudo.

  4. Dee says:

    Ç’do koment negativ qe i behet artisteve te medhenj te artit dhe kultures, (ketu nuk hyjne Budinat e Liçajt) e soji i tyre, por Ndrenika, Tinka Kurti e plot te tjere, qe sa me shume mundohen ti denigrojne aq me shume ja u ngrejne vlerat.

  5. VISI says:

    KETA PAGUHEN ME LEKET E KURVES AURELA ISUFI JAN TE RREKRUTUAR 22 VET

  6. qytetar says:

    Nga BYREKTORE ta bejne PICERI.
    Lodhen ! Gjynah !

  7. Shqiptari says:

    Ështe e turpshme per kedo qe mundohet te hedhe balte mbi njerez te shquar te kombit,aq me teper per bindjet e tyre,perkstesine fetare,ngjyren apo pamjen e jashteme.
    Kjo ndodh te ne,nga kuzhina e nje partie te djathte e quajtur”Byrektore””Fast food”,apo “Simite furre”,pak rendesi ka emri.
    Te dy personalitetet ,me te medhenjtr,te e fundit e pyllit te madh te lisave te artit,te dy tejet te djathte,me te djathte se tere komunistet e djathte te stanit PD.
    Dhe pse? Sepse interpretojne nje spot elektoral te PS,sepse shprehin konsiderate per nje parti te majte shqiptare,ndonese nuk jane anetare te kesaj partie.
    Kuptohet qe sulmet “Byreket” pergatiten ne zyrat e PD dhe shuten ne kioskat e Byrektores.
    Jane sulme mjerane politike te mbushura me mllef dhe urrejtje per te bere pis staturen e tyre te ngritur me talent,mjeshteri,me shoirt dhe zemer,pune dhe sakrifice ne me shume se 60-70 vjet ne skene dhe ekran.
    Ështe femijenore dhe qesharake t’i akuzosh keto dy figura si te majte,si socialiste,sherbetore te Rames dhe plot marrezi te tilla idiote pas 30 vjetesh rrugetim demokratik.
    Tinka me baba ushtarak ne vitet 20-30 dhe nene hungareze eshte lindur dhe rritur kur nuk kishte lindur komunizmi.Tere familja e burrit te saj,Kurti,kuneterit ishin perfaqesuesit me te larte te Ballit Kombetar. Lec Kurti,nen kryetar i Ballit kombetar,drejtues i Keshillit te Eperm Koroporativ Fashist,arratisur ne fund te 1944.
    Robert Ndrenika nga Vunoi i Bregut me nje vella te arratisur,deputet i PD,dhe i perndjekur tere jeten.
    Nuk e kuptoj:Jane ne vete keta njerez qe kerkojne te vijne ne pushtet dhe te drejtojne kete vend???
    Po si do e drejtojne,si e drejtuan rreth 14 vjet,duke i ndare “ne tanet” dhe “ata matane gardhit” “komunistat”
    Qendrim sa i marre dhe i rrezikshem ne nje vend “Demokratik me probleme”,kandidat potencial per BE dhe vend anetar i NATO-s???
    Ku i çon mushka dhe pse torolisin popullin kur çdo njeri eshte i lire te zgjedhe besimin,bindjen politike,profesionin,gruan,vendin e banimit e çdo gje tjeter.
    Lerini,more te marre zonje e nderuar Kurti dhe te madhin Ndrenika te jetojneato pak vite qe u kane mbetur te qete,te nderuar dhe ne te drejten e tyre qe ua ka fale zoti!
    Njerezit e politikes vijne dhe ikin,por njerezit e medhenj te artit dhe kultures vijne rralle dhe jane pasuri e madhe.

    1. Bardha says:

      Po moj vjola se per cfare e merr ti berishovicin e sheqeres apo pupacin qe trembe zogjte qe ka punua rojtare i diskove serbe ne Holande

  8. Viola says:

    Nuk kane lindur akoma ata qe mund te degradojne Robert Ndreniken dhe Tinka Kurtin.Mos ndoshta jane serb shqip foles.

    1. Mandri says:

      Kur doli kunder prishjes se Teatrit Berti, nuk late me vrer pa vjelle kunder tij.
      Tani, na kaperceu ylberin dhe… u be prape gjigand…
      NUk urrej njeri, vetem perbuz pisllekun

      1. Ela says:

        Ku e pe vrerin zoteri? Apo kjo eshte menyra zyrtare e partise suaj te te komunikearit: te shaje,te mallkoje, vulgare deri ne palce,keshtu qe dhe ju admiruesit e tyre jeni thjesht brutal, ne mendim dhe veprim, fatkeqsisht per per pjesen tjeter te shqiptareve. Por per fat jeni pakica e shoqerise dhe uroj me kohen te reduktoheni akoma

  9. Velo says:

    Në njërin krah aktorja e madhe Tinka Kurti e i madhi Robert Ndrenika, në krahun tjetër Robert Budina e gaztori Neritan Liçaj. Gjykoni vet nga rëndon kandari.

  10. valdrin says:

    Nuk ka guzhine, qebaptore, byrektore qe te nxije Tinka Kurti. e Robert Ndreniken sepse jane KOLLOSET e artit Shqipetar, jane figura te ndritura te kombit tone…… Te gjith ata qe hedhin helm jane nevojtoret e pa lara te SHQUPIT…
    Ska shqipetar me dy mend ne koke te pergojonne keta kollos….

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Bojaxhinjte e “Byrektores” nuk kane asnje shanc,per te njollosur z. Tinka. Sterkalat e bojes se zeze,ju bien suratit.

  12. Black Jack says:

    Get the fuck out from law kete mut parti legenash dhe anti Shqiptar esh , kta jone tgjithe per me Jail motherfuckes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje