Lëvizja Socialiste në Integrim ka dorëzuar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.
Por ajo çka duket të jetë në thelb të kësaj padie, është mandati i vënë në pikëpyetje i kandidatit Vangjel Tavo, të cilit ‘mbyllja’ e kufirit i vë në rrezik mandatin e deputetit më 25 prill, ndaj për këtë arsye LSI çon shtetin shqiptar në gjyq për Greqinë.
Keta nuk jane per shtet ,po per anarshi.