Opozita flet sikur do fitojë, vepron sikur do humbasë

20 Prill 2021, 20:46Politika TEMA
Opozita flet sikur do fitojë, vepron sikur do humbasë

Nga Mimoza Dervishi

Për opozitën sot, nuk është më cështja si të fitojë zgjedhjet. E ka të qartë, që nuk i fiton dot. Mundohet të artikulojë e sforcuar idenë e fitores, por me veprimet që bën, po përgatit terrenin pas humbjes. Basha, pas cdo pyetje që i bëhet, përsërit të njejtën përgjigje me ndryshim brenda. Buzën ia plasi edhe ekstremistëve të opozitës, të cilët edhe ata, kanë filluar të ndërtojnë strategjinë si të justifikojnë humbjen dhe dhunën, që mezi presin pas 25 prillit. Nga mëngjesi deri në darkë, Lulit, Monikës dhe Metës, u bëhet pyetja absurde: c’do bësh po humbe?  Po të shohësh gjestet, gjuhën e trupit, nervvozizmin, duket sikur pyesin: po luftë, luftë a do bëni? 

Cfarë bëhet në fakt, në një vend demokratik, kur humb zgjedhjet? Natyrshëm, kalohet, ose vazhdohet në opozitë. Përse ka nevojë për këtë pyetje dhe përse në atë formë që bëhet? Ku është pyetja normale që i bëhet një lideri partie kur humb? A do largoheni nga drejtimi i partisë?  Aq më tepër kur bëhet fjalë për Lulëzim Bashën, që ka humbur dy palë zgjedhje. Sigurisht, që askush, nuk mund të priste, që ai të fitonte zgjedhjet pas 4 vitesh në opozitë, por pas zgjedhjeve të dyta të humbura, ai nuk duhet të ishte më aty ku është. Sot, turpërisht, pas 8 vitesh në opozitë, po hyn në zgjedhje me 35% të elektoratit! 

Nuk pyetet, a do ikësh më në fund, sepse nuk e bën dot këtë punë, por pyetet e stërpyetet, a do bësh luftë, sepse popullit i ka ardhur në majë të hundës. Cilit popull? S’ka asnjë dyshim, që 35% të elektoratit i ka ardhur në majë të hundës. Në Amerikë, zgjedhjet ndahen vetëm me 1%, dhe cdo katër vjet, 49% të elektoratit i vjen në majë të hundës me partinë në pushtet. Por ditën pas zgjedhjeve, të gjithë vazhdojnë punën dhe jetën normalisht.

Këto janë rregullat e demokracisë, kush fiton më shumë vota, merr pushtetin. Pyetjes luftënxitëse, Basha ka filluar ti përgjigjet me belbëzime për presionin që po i bëhet votuesve të djathtë. Një ide kjo, për t’u përdorur në datën 26.  Nga ana tjetër është “skifteri” Meta, që ka dy vjet, që lufton me sorrat imagjinare. E ndërsa fati i Bashës dihet pas humbjes, Meta po mendon se po i vjen rradha për të marrë në dorë opozitën. Ka kohë që është agresiv dhe nervoz. Ka zgjedhur së fundmi të kopjojë strategjinë e Trump-it para zgjedhjeve,i cili egzagjeronte votat kolegjiale që do fitonte. “Opozita merr 90 mandate”, deklaroi Meta dje. Të kopjosh strategji, nuk ka asgjë të keqe. Por, lërja në dorë Metës të kopjojë strategjitë e dështimit. Zgjedhjet në Amerikë i fitoi Biden, Trump sot luan golf fushave të Floridës. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, pati trazira dhe një grusht protestuesish mësyne zyrave të Kongresit. Kjo është një njollë e zezë në historinë e Amerikës, që coi autorin e rrëmujave në impeachment, dhe protestuesit e dhunshëm drejt burgjeve. Shqipëria e ka të mbushur historinë e saj 30 vjecare me njolla të tilla. Justifikimi që vjen nga ekstremistët, se kështu u bë edhe në Amerikë, ështe i padobishëm.  

Meta flet për popullin që ka mbrapa (4%), për ata që do ti pijë e zeza dhe plot e plot shprehje bajate, që një zot e di nga i ka mbledhur. 

Edhe satiristët më të mirë, nuk do mund të krijonin dot një personazh si Ilir Meta. Sikur Shqipëria të kishte komeditë e orëve të vona, producentëve, nuk do tu duhej shumë të mbushnin porgramet. Por, sot për sot, rolin e komedive e luajnë debatet televizive. Budallallëku ka marrë dhenë, sic ka marrë dhenë formula, një gazetar-një emision. Rama i satirizon, pa qenë kurrë banal, pa rënë kurrë në nivelin e tyre, pa nxitur kurrë dhunën. Satira e Ramës quhet dhunë! Dhuna e vërtetë, ajo verbale dhe fizike, luftënxitja, dëshira e zjarrtë për rrëmuja dhe trazira, quhet normale! Rolin kryesor në këtë tragjikomedi e mban cifti Meta – Kryemadhi. Kudo që shkojnë, ngado që dalin, flasin përcart! Hapin gojën dhe nisin të flasin, pa u menduar ku do përfundojnë. 

Pastaj ndalojnë në ngërc, se nuk u del as mendimi, as fjala. Ligjërimi i tyre është i cunguar me fjali pa kokë e pa bisht, fjali që nuk mbarojnë kurrë, që shoqërohen me pasthirrma, britma, zanore të theksuara, mimika fytyrash të shtrembëruara. Nuk e paskemi ditur sa të cekët paskan qenë! Gjithë këto kohë në publik, nuk paskan mësuar, as si të flasin. Humbja e pushtetit ja ka prishur qetësinë paq. Deri kur kishin një cope pushtet, nuk u duhej të flisnin kaq shumë. Janë kthyer në një cift humoristësh. Ata, as me njëri-tjetrin nuk bien dakord më. Cfarë thotë njëri në mëngjes, nuk e thotë tjetra në darkë. Janë gati ta bëjnë hasha sho-shoqin, bëjnë sikur s’kanë lidhje politikisht, packa se presidenti po mundohet me mish e thonjë e raki, të shpëtojë bisnesin  e familjes, që po falimenton dhe, që gruaja ia rrëzoi përtokë për më pak se dy vjet. 

Ata flasin për blerje votash dhe korrupsion, kur të vetmit deri tani, të kapur me presh në duar, janë pikërisht ata. Ashtu si para zgjedhjeve të fundit lokale, Meta po mundohet të përgatisë terrenit për mosnjohje rezultati dhe rrëmuja. I dëshpëruar për të gjetur arsye dhe shkaqe të tensionojë situatën, ai dhe opozita esktremiste kapen si i mbytyri pas flokëve, sa pas të dhënave personale, sa pas atyre që zihen për të parkuar makinat. Deri në 25 prill, do dëgjoni plot nga këto. Edhe sikur, diku ndonjë nuse të zihet me vjehrrën, faji është i Ramës dhe pushtetit, që meqë ra fjala, vazhdon të vaksinojë shqiptarët.  

Një opozitë që po fiton, nuk do kishte arsye të gjente shkaqe për humbjen. Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, opozita po përpiqet të justifikojë humbjen dhe mazhoranca po mendon përtej fitores. Zgjatja e dorës për bashkëpunim nga Rama, ashtu si cdo gjë tjetër, nga media shqiptare, u keqinterpretua pa rënë ende në tokë. Diversion, ishte britma e parë. Rama po humb zgjedhjet, pasoi britmën. Nëse Rama, nuk do të ishte i bindur në fitoren e zgjedhjeve, nuk do të kishte cfarë të ofronte. Shumë herë e ka deklaruar pa hezitim, publikisht, se nëse humb, do të largohet. Por, i bindur që do të fitoje, pas 8 vitesh në pushtet dhe një periudhe të gjatë në politikë, ky është një moment reflektimi edhe për kryeministrin. Reflektim për të bërë disa gjera ndryshe. Kanë kaluar tashmë 30 vjet të vështira tranzicioni në Shqipëri, të mbushura me konflikte dhe kontestime.

Tetë vitet e Ramës në pushtet, janë edhe tetë vitet e një opozite destruktive, që mbushte sheshet dhe studiot me thirrje për luftë, qoftë edhe kur ndërtohej një park, a lulishte. Rama sot ka experiencën, pjekurinë dhe luksin, si fitues i sigurt i zgjedhjeve të 25 prillit, të kërkojë normalizimin e situatës politike në Shqipëri, ku palët janë kundërshtarë, por jo armiq.  Secili në llogoren e vet, por me misionin për ti shërbyer vendit. Nuk është aspak komode, për këdo që do të ishte në pushtet, të ketë një opozitë rrugëve të Shipërisë duke nxitur trazira dhe rrugëve të Evropës, duke sharë Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për reforma të mëdha, që kërkojnë një shumicë parlamentare më të madhe se minimumi për të fituar pushtetin.

E tillë ishte reforma në drejtësi, e arritur vetëm pas presionit të jashtëzakonshëm të Amerikës mbi opozitën. Reformë, që Meta përbetohet ta zhbëjë, Luli hesht dhe të pozicionuarit mediatike me opozitën, keqinterpretojnë ngadalësinë dhe pengesat me dështimin. Shqipëria ka nevojë që jo vetëm reforma në drejtësi, (që nuk do të kishte filluar kurrë nëse Meta dhe Berisha do të ishin në pushtet), të vazhdojë, por reforma të tjera të mëdha të fillojnë. Shqipërisë i duhet  të zgjidhë cështjen e  pronave, që tërhiqet zvarrë qysh kur komunizmi u përmbys. Shqipëria ka nevojë të hyjë në BE, që është një proces jo vetëm reformash, por dhe imazhi. Shqipëria ka nevojë për normalitet, kur të zgjedhurit nga populli, i shërbejnë popullit dhe interesave kombëtare. Bashkëpunim nuk do të thotë domosdoshmërisht bashkëqeverisje. Por edhe nëse fjala vjen ministria e integrimit i lihet opozitës, nuk do të ishte fundi i botës, përkundrazi do ishte, fillimi i një bote tjetër.       

Biden e ngriti gjithë fushatën e tij mbi idenë e bashkimit të amerikanëve të përcarë dhe të uljes së tensioneve. Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet, i hyri punës për të miratur paketën ekonomike për pandeminë. Priti një muaj republikanët ti bashkoheshin. Nuk ndodhi. E kaloi paketën duke përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe të gjitha të drejtat, që i kishte fituar me votë. Në fund të ditës, u tha amerikanëve, që po, kam shumë dëshirë të bashkëpunoj me palën tjetër, por kam ardhur për të qeverisur dhe për të mbajtur premtimet ndaj elektoratit që më dha votën. Kaq e thjeshtë është demokracia. 

Presidentët amerikanë historikisht në mes të mandateve, ose qysh në fillim të tyre, mund të mos kenë shumicën në Kongres për të kaluar ligje dhe reforma, por për cështje madhore bien gjithmonë dakord. Kabineti qeveriar kërkon aprovimin e Kongresit, edhe kur shumicën e tij e ka opozita. Kabineti miratohet, sepse presidentit të zgjedhur me votë i duhet të fillojë punën. Imagjinoni sikur ky sistem të aplikohej në Shqipëri! Meta, me një rol pothuajse honorifik, pa pasur asnjë të drejtë mbi zgjedhjen e kabinetit të Ramës, lajthiti, duke mos miratuar ministrat dhe duke shkelur kushtetutën. Me sistemin amerikan, asnjë lloj qeverie në Shqipëri, nuk do të kishte mundësi të kryente asnjë punë. Edhe pa një sistem të tillë, asnjë lloj qeverie në Shqipëri, nuk e ka të lehtë të fillojë a mbarojë punët për të cilat është votuar. Opozita kundërshton, jo sepse ka në mendje të mirën e popullit dhe të atdheut, por me synimin e bllokimin të gjithckaje që bën kundërshtari.

Demokraci nuk do të thote  që ti merret leje opozitës edhe për të prishur një ndërtesë që po bie.  Leja i është marrë popullit, i cili ka dhënë votën dhe e ka aprovuar lejen paraprakisht. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, por qeverisja edhe më e domosdoshme. Ndryshimi, që Basha, as i di kuptimin,  as e artikuon dot, po artikulohet nga Rama, për ti ardhur në ndihmë vendit, por edhe Bashës. Opozita e të cilit sot, flet sikur do fitojë, por vepron sikur do humbasë!  

24 komente në “Opozita flet sikur do fitojë, vepron sikur do humbasë”

  1. Arber iliri says:

    Artikull per ti hequr kapelen.Mesoni ju gazette te rin.

  2. Landa says:

    Te lumte pena! Po kush nga koleget e tu ka veshe te degjoje? Edhe e mbajne vehten per analiste nderkohe qe sillen e flasi si kalamajte sherrxhinj te lagjes!

  3. Landa says:

    Te lumte pena! Po kush nga koleget e tu ka veshe te degjoje? Edhe e mbajne vehten per analiste nderkohe qe sillen e flasin
    si kalamajte sherrxhinj te lagjes!

  4. ce says:

    Exelent. Mimoza kam mbetur pa fjale. Artikull shume filozofik. Tashme te gjithe e kane kuptuar se Agush Habib Burgiba nuk eshte ne shina dhe pret ma hanxhar ne dore fundin apokaliptik te sektit naziskin te leshelise me 25 prill dhe triumfin e gjigandit Edi Rama drejt mandatit te trete.

  5. xhoxhi says:

    Nuk ka asnjë dyshim se do fitojë partia socialiste.Partia demokratike është një parti e tipit fashist e cila që në vitin 1990 i krijua mbi elementët më të qelbur të Shqipërisë dhe ata pak njerëz të ndershëm kur e panë se Berisha mori drejtim të gabuar u larguan dhe nuk u afruan më.Gjithë llumi i sigurimit hetuesisë njerzit ipokritë mashtrues zënë nga një karike vetëm e vetëm për tju kundërvënë njerzëve të ndershëm.Kjo parti filloi sulmin kundër komunisëtve të ndershëm e fukarenj si minatorë,metalurgë,naftëtarë kooperaivistë etj etj dhe mblodhi komunistët maskarenj të cilët rinin klubeve dhe nuk bënin asnjë punë.Ju kujtohen vitete 1990-1992 kur nuk dilnim dot në rrugë sepse uligabët dhe hajdutët e partisë demokratike ta mernin edhe bukën nga dora?Sa krime u bënë në emër të demokracisë vetëm e vetëm për vota për pshtet për të vjedhur dhe shikoni sot kokat e kësaj parie me vila e pallate e makina lluksoze.Politika ka edhe elementë të tillë por tek e majta nuk janë kaq me shumicë dhe kaq agresivë.E djathta duhet shkatëruar me voto më 25 prill për të filluar një epokë e re duke dalë njerëz jo të tipit Berishë e Metë por njerës që të pranojnë edhe të majtën kur bën punë të mira.Vetëm kështu mund të bëhet Shqipëria dhe jo duke shkatëruar.Lexova se po fituan këta atëhere do prishin shtëpitë e ndërtuara për tëmetin dhe do i bëjnë ku ishin!!!Më idiotë se njerzit e të majtas nuk ka.Më thoni një njeri që është normal nga trutë e kokës.Nuk besoj se do gjeni…

    1. xhelali says:

      Robo PD nuk eshte parti fashiste eshte Partia e idealeve te shqiptareve. Fatkeqesia e madhe eshte qe u uzurpua nga spiunet e enverit edhe halete qe i ndiqnin

      1. Endri says:

        Po pikerish kete po thote edhe Xhoxhi o Xhelal. Eshte turp qe parti e cila u krijua per te sjelle demokraci dhe zhvillim u katandis te jete ajo qe shkruan Xhoxhi dhe mbi te gjitha mburoje per vjedhjet e familjes Berisha. Sot kandidon me te njejtat fidura dhe me nje kandidat per KM qe eshte simbol i mashtruseve dhe hajdutllekut

  6. xhoxhi says:

    Sqarim:Jo më idiotë se njerzit e majtë por se njerzit e djathtë..Më falni për gabimin…

  7. Pilo Lala says:

    Nje shkrim me shume nivel.

  8. Buda says:

    Mimoza Dervishi duhej te ishte kandidate per deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

  9. arber says:

    Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tuja Moza. Bravo. Komplimente.arbet

  10. drini says:

    Bravo Mimoza. Ke bere nje shkrim fantastik. Ne Shqiperi ka cudira jo vetem cdo gazetare ka nje emision ne TV por edhe analistet jane te ndare ne te majte e ne te djathte. Cdo te thote kjo? Analisi majte , analist i djathte. Analisti eshte analist. Te analizosh duhet te jesh i pavarur nga partite politike.

  11. Pensionist says:

    Falenderime per kete shkrim model te nje gazetareje profesioniste!
    Suksese!

  12. Mendel says:

    Analize e sakte!
    Duhet te shkruaje me shpesh!

  13. ppa says:

    Sakte Mimiza, sakte edhe Xhoxhi.

  14. zgalem says:

    Ky shkrim i gazetares me serioze , qe njifet , ne trevat shqipptare, nga gazetaret femra . Nuk shkruan shkrime me uje . Ky shkrim , bashke me ate te Pellumb Kulles dje , perbejne nevojen e mandatit te trete te qeverrise Rama . Si mund te lihen ne mes programet , qe jane nisur ? Te dy shkrimet e ketyre shqiptarve , qe banojne jashte , ju dhimset vendi dhe populli . Situaten e shofin nga lart dhe gjykojne se duhet mandati i trete . Segmentet e opozites , jane politikane , qe kerkojne pushtet , per vete ,. Edi Rama dhe PS kerkojne pushtet , per Shqiperine . A do te realizohet kjo enigme ne 26 Prill? Mimoza dhe Pellumbi mendojne se po . Ne se do te supozojme se do te fitoje opozita , Shqiperine e mori lumi . Nuk do ta marri veten kurre , sic ndodhi ne 97 . Jane po ata aktore politike , vec me te kriminalizuar . Bashkohem me oponionistet dhe e falnderoj , Mimozen , per kete shkrim te nivelit te larte profesional . Zgalem

  15. Veshgues says:

    Flm z. MERO!
    PER botimin e shkrimet te tilla qe jane analiza te mrekullueshme qe prezantohen edhe me stil letrar gazetari terheqes qe te japin kenaqesi dhe te ndihmojne te kuptosh realitetin politike ne Shqiperi!
    Dje Pellumb Kulla dhe sot Mimoza Dervishi! Flm te dyve! E quaj me fat qe i lexova shkrimet e tyre!
    Shqiperia ka njerez, ka vlera!

  16. Lxuesja says:

    Faleminderit, Mimosa, gazetare brilante! Ke vene pikat mbi I per te gjitha problemet qe colojne,por vecanerisht si funksionon democracia pas zgjedhjeve, detyre kjo e pales humbse .

  17. qesh e ngjesh says:

    Mimoze llasticen e ka zene i madhi hall,
    se mos iken nga pushteti ky Rama budall,
    Mimoze llastica kupto pra moj e shkrete,
    se po iku Rama ti do fitosh lirine e vertete,
    qe ashtu si ca tjere kurre nuk e ke provuar,
    aty ne bythe te pushtetit ku ke 8 vjet parkuar!

  18. Velo says:

    Bravo Mimoza, ke goditur në shenjë. Shkrime të tilla si i Juaji dhe i Z. Pëllumb Kulla janë udhërrëfyes për dhe i hapin sytë popullit. Faleminderit.

  19. Konjak says:

    Po sikur kishte edhe kritika te tjera per kete shkrim , pse i keni hequr !?. Po mir , do ti kujtoj vajzes se ka harruar te thote , ne shkrimin e saj se votimet ne 017–ten u vodhen nga Rilindja ; Per kete ka plot denancime , por edhe ndjekje penale . Sa per kujtese , sepse shkrimi do ishte i plot dhe i pranushem , nese do te thuhej vjedhja e votave , por edhe pushteti i ngritur mbi vjedhjen . Paci fat ne vjedhjen e radhes .

  20. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Analize perfekte……bravo vajze, bravo profesioniste,….shkruaj pak me shpesh se keta “analistet “e tjere na jane neveritur….ndersa ti ‘Konjak ” shko futi ndonje gote, se ne 2017 mund te kete pasur raste sporadike (qe skrahasohen kurre me vjedhjet e berrishbashemutes ),,por zgjedhjet nuk mund te quhen te vjedhura,,….une di qe Berrisha nuk ka fituar kurre zghedhjet, por i ka vjedhur ato, kjo eshte e vertete,,ti je i lire te mendosh si te duash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje