Bilushi i Metës ngre dyshime pse Luli zgjodhi datën 13 qershor

12 Qershor 2021, 17:15Antena TEMA

Pasi bëri bilancin e kësaj jave, Bilushi i Metës ka arritur në disa përfundime, që ngrejnë dyshime serioze mbi Lulin dhe faktin që ai zgjodhi datën 13 qershor për t’u rizgjedhur:

“Të dashur miq!

Java që kaloi ishte dramatike për Doktorin dhe presidentin.

Doktorit ju avancua dënimi nga sekretari i Shtetit, tek presidenti i SHBA, ndërsa presidenti u shkarkua nga Parlamenti jo legjitim.

Nga ana tjetër, ende pa mbaruar kjo farsë kundër Doktorit dhe presidentit, sot dhe nesër Edi Rama dhe Lul Basha festojnë rikonfirmimin e tyre në krye të partive.

Kjo ngre shumë dyshime për Lulin.

Dyshimi i parë është që e ka ditur se Doktori do hyjë në listë të zezë dhe se Meta do shkarkohet para datës 13 qershor, dhe e ka radhitur veten në krah të Ed Ramës, si triumfues.

Kjo bazohet dhe në disa deklarata të rivalëve të vet, që kanë dëshmuar se Luli e ka ditur se çdo ta gjente Doktorin dhe Metën.

Fakti që ai ka vendosur të festojë një ditë pas Edi Ramës, tregon nga ana tjetër dhe faktin që ai e rendit veten gjithnjë si i dyti pas Edi Ramës.

Edhe rizgjedhjen e do një ditë pas atij.

Për gjithë këto arsye, mendoj se zgjedhjet nesër duhen kontestuar.

Doktori duhet të qëndrojë vigjilent me ‘qytetarin digjital’ dhe të denoncojë çdo blerje vote, çdo manipulim dhe çdo përpjekje për t’u shpallur Luli kryetar.

Pas kësaj, ai duhet të udhëheqë betejën për përsëritjen e zgjedhjeve në PD, hapjen e kutive dhe denoncimin e kësaj farse.

Zgjedhjet duhet të caktohen javën e parë të shtatorit dhe Doktori të rikandidojë për t’u bërë kryetar.

Kështu Lul Basha nuk ka më shans ta tradhtojë atë, duke i kërkuar të ikë nga grupi parlamentar.

Po të dojë, le të ik vetë.

Tani është mëse e qartë se ai ka koordinuar me Edi Ramën gjithçka dhe Doktori nuk mund ta tolerojë më”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje