Bilushi i Metës parashikon skenarin e fitores së Lulit

13 Qershor 2021, 21:25Antena TEMA

 

Pas mbylljes së kutive të votimit në gjithë Shqipërinë, Bilushi I Metës bëri këtë parashikim për mbarëvajtjen e procesit të numërimit.

Siç është zakon tha, në fillim do të numërohen kutitë e sigurta të kundërshtarit të Lulit, kryesisht Agronit dhe ai do të shpallet fitues i kutive të para.

Pastaj, Luli do të bëjë thirrje për qetësi dhe do të thotë se votat janë brenda në kuti, ndaj ruani qetësinë se kundërshtari po bën manovra taktike.

Të nesërmen do të të dalë Jemini, do të heqë çimçakëzin nga goja, do ta ngjisë poshtë tavolinës, do të rregullojë syzet, do të të kruajë zërin, e në fund do të marrë një pozë serioze. Pastaj do lexojë rezultatin, i cili do të jetë 81,37 për qind për Lul Bashën. Të tjerat, i kanë marrë armiqtë do të thotë.

Më tej do të analizohen mangësitë në votime. Problemi i parë është fotografimi i votës nga Genc Pollo.

Por ai do justifikohet se votën nuk e ka fotografuar për Lulin, por për t’ia treguar perëndimorëve që nuk ka votuar për ata që mbeshtesin persona ne Listën e Zezë të SHBA.

Më tej si shkelje e dytë do të quhet qëndrimi I Doktorit dy orë në zyrë të Lul Bashës, ndërkohë që Agronin nuk e ka takuar fare.

Edhe për këtë Doktori do justifikohet duke thënë se isha aty t’i tërhiqja vërejtje Lul Bashës të mos prishte procesin e votimit.

Te nesërmen, kur Agroni, dhe dy rivalët e tjerë do të thonë nuk njohim zgjedhjet, atëherë brenda gjysmë ore Berisha, Mediu, Ilir Meta, Dash Shehi dhe Gon Duka do të njohin rizgjedhjen e Lulit si kryetar për të mos destabilizuar situatën.

Një javë pa zgjedhjeve, Agron Shehu futet në listën e Zezë të PD dhe aty merr fund gjithçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje