Bilushi i Metës, i shqetësuar nga heshtja e Doktorit

15 Qershor 2021, 21:56Antena TEMA

Pas fitores së Lulit, ajo që i ka bërë përshtypje Bilushit të Metës, është se Doktori nuk ka bërë ndonjë deklaratë për ta uruar atë publikisht.

Dyshimet u shtuan sot, kur ambasadori Soreca shkoi në zyrë të Lulit dhe i la detyra atij për fillimin e sezonit parlamentar, duke marrë garanci se ai do jetë në Parlament, dhe dyshimet se Luli mund t’i ketë dhënë garanci që nuk do ta ketë Berishën në grup parlamentar.

Ndaj Bilushi i Metës vendosi të ndajë dyshimet e tij me publikun:

“Të dashur miq!

Ka shumë arsye përse Doktori nuk po e uron Lulin për fitore plebishitare.

Gojët e këqija thonë se ai dyshon se Luli do ta shesë në shtator.

Por une mendoj se kjo nuk do të ndodhë, por Doktori ka disa qejfmbetje të vogla.

E para, është pse Luli e lë Gridën t’i thotë Doktorit koleg.

Kjo Doktorit i duket shumë e rëndë, pasi ai është njeri me integritet, njeri familjar, dhe nuk pranon të jetë koleg me Gridën.

Ai i ka tërhequr vëmendjen disa herë Lulit që ta këshillojë atë vajzën mos t’i thotë koleg, por ai me sa duket nuk e ka bërë.

Kjo e ka mërzitur shumë.

E dyta, besoj që ka të bëjë me Edith Harxhin.

Fushata e saj u udhëhoq nga Bujar Nishani, dhe Luli duhet të kishte treguar më shumë kujdes në shpërndarjen e votave.

Ai nuk kishte pse nxirrte Gon Shehun të dytin.

Duhet të nxirrte Editin.

Me këtë, ai ka dashur të sfidojë dhe Doktorin, për t’i treguar që nuk trembem nga kandidatët e tu.

Se Doktori e di që si ka numëruar njeri votat, thjesht i ka ndarë Luli.

Qejfmbetja e tretë ka të bëjë me ditën e zgjedhjeve.

Ai i shkoi dy orë në zyrë dhe Luli i ka dhënë vetëm ujë, pasi i ka thënë që ekspresi i kafes më është prishur dhe nuk kemi lekë ta blejmë.

Kjo është e patolerueshme, për një burrë në moshë të thyer.

E fundit besoj se ka të bëjë me Albana Vokshin.

Ajo ka thënë që me Lulin në krye ne do fitojmë betejën e radhës.

Kjo e ka mërzitur Doktorin, pasi i është dukur tradhti nga ana e Albanës, pasi ajo të gjitha ça ka fituar, i ka nga Doktori, jo nga Luli.

Këto besoj se janë qejfmbetje të vogla, që do sqarohen me kalimin e kohës deri në shtator.

Deri atëhere, duhet të jemi të bashkuar në pushime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje