Me ndeshjen Francë – Gjermani, u mbyll zyrtarisht edhe raundi i parë i ndeshjeve në grupet e EURO 2020.
Sot nisin ndeshjet e dyta në grupe për Euro 2020.
Ndryshe nga raundi i pari, ky raund hapet me një ndeshje të Grupit B.
Në St. Petersburg, me fillim në orën 15:00, përballen Finlanda dhe Rusia. Finlandezët do të luftojnë për një barazim që, pak a shumë, do të konfirmonte pjesëmarrjen e tyre historike në fazën me eleminim.
Në grupin A sfida që spikat është ajo e mbrëmjes në Olimpico mes Italisë dhe Zvicrës. Të kaltrit pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Turqisë janë sonte përpara një testi të vërtetë për të parë se sa larg mund të shkojnë.
Ndërkaq në orën 18:00, Turqia përballet me Uellsin në Baku.