Bilushi shpjegon pse Meta nuk është ftohur me Doktorin nga frika e SHBA

17 Qershor 2021, 19:56Antena TEMA

Është përhapur një thashethem sikur Doktori dhe Meta janë ftohur, pasi Meta ka një muaj që nuk i ka dalë në krah Doktorit, që pas atij mesazhit kundër amerikanëve.

Doktori ka pritur që ai të angazhohet përditë pro tij.

Për këtë, dhe raportet e tyre janë ftohur.

Meta nuk ka shkuar as në Gji të Lalzit këtë javë.

Iku me Monikën në Ulqin, që mos t’i shikonte njeri.

Por për të sqaruar zërat e shqetësuar nga kjo përçarje, Bilushi i Metës bëri këtë sqarim:

“Të dashur miq!

Raportet e Doktorit me presidentin Meta janë solide dhe të pacenuara nga asgjë.

Fakti që ata nuk kanë pasur komunikim kohët e fundit lidhet me Kuvendin e PD dhe kujdesin që Meta ka bërë të mos përzihet në punët e brendshme të PD.

E vërteta është se Doktori ka një qejfmbetje me Lulin, jo me Metën.

Luli përditë flet për aleancën Doshi-Rama, për të vënë në siklet Doktorin, kurse Meta, i cili ka qenë në konflikt me Doshin, pasi e ka akuzuar për tentim vrasje, është pajtuar me Doshin vetëm të mos rëndojë Doktorin.

Prandaj këto zëra janë fallco.

Ajo që e shqetëson Metën, është fakti që Doktori nuk mundi dot t’i ulë përqindjen e fitores Lul Bashës në PD.

Me 81 për qind për herë të tretë, Basha është duke i treguar Doktorit se nuk ka nevojë për të dhe mund ta flakë në shtator.

Doktori duhet të punonte me kujdes, që Basha të fitonte me 51 për qind të votave, me qëllim që Doktori ta kërcënonte se mund ta hiqte kollaj.

Me 81 për qind të votave, Doktori është shumë i dobët para Bashës, dhe jo vetëm që nuk e heq dot, por duhet të bëjë kujdes, pasi Basha mund ta poshtërojë.

Ky është shqetësimi kryesor i Metës dhe për këtë çështje do të konsultohet me Doktorin këtë javë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje