Gjesti i Ronaldos gjatë konferencës për shtyp ku zhvendosi nga tavolina dy shishe Coca-Cola dhe mori një shishe ujë, si një opsion të shëndetshëm, u bë viral në internet.
Përveçse u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara të Europianit, veprimi i yllit të Portugalisë bëri që vlera e tregut të Coca-Colas të shkojë nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie prej 4 miliardë dollarësh.
Megjithatë 36-vjeçari ka shkaktuar dhe polemika sepse ai vetë ka qenë dikur imazh i kompanisë Coca-Cola. Madje ka punuar edhe me gjigantët e ushqimit të shpejtë si KFC dhe McDonald.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi vitin e shkuar se i biri Cristiano Junior shpesh herë konsumonte pije me gaz apo patatina, diçka që atij, si fanatik i jetës së shëndetshëm, nuk i pëlqente aspak.
“Herë pas here, djali im pi Coca-Cola ose Fanta dhe ha patatina dhe ai e di që nuk më pëlqen”, ka thënë futbollisti në një intervistë për djalin e tij më të madh, Cristiano Junior.
Artikull i shkruar pa llogjike dhe sens . Ne ate kohe Ronaldo ka qene i ri dhe si kuptonte qarte demet , sot eshte i pjekur dhe i ndergjegjshem per demet qe shkaktojne keto ushqime .Nuk paska te drejte njeriu qe te ndryshoje mendim per diçka qe e kupton se e ka pasur gabim.
Kur i bente reklame ata e paguanin dhe Ronaldo nuk ishte aq i pasur sa tani. Ndersa tani qe e shtyu nga tavolina nuk paguajne Ronaldon por UEFA-n. Ky eshte ndryshimi, te tjerat jane dengla!
Sikur neser Coca-Cola ti propozoje nje kontrate te majme do ta reklamoje perseri. Jam i sigurte qe Ronaldo personalisht nuk i konsumon, dhe nuk do qe femijet e tij ti konsomojne produkte te tilla, por per para do reklamonte dhe mut po ta paguanin.
Kam nje dyshim se Erikseni do kete konsumuar koka kola para ndeshjes, se ska se si sjpjegohet kjo anti reklame ne bllok e kesaj pije.
Hahaha…cocacola ne ofensive, mbron sekretin e esences qe del nga ajo gjethja?!
CR7 i leshit le ti jape perfitimet nga Coca Cola per ata qe jane demtuar prej saj pasi kjo do ishte reklama me e mire. Gjithe pijet energjitke dhe alkoolike biles edhe ato me sheqer jane te demshme per shendetin por duhet qe jo vetem njerezit te ndergjgegjesohen por edhe shteti me institucionet dhe levat perkatese ti detyroje te futen brenda standarteve shendetesore dhe te beje fushata te gjera kunder ketyre produkteve me pasoja per shendetin e sidomos per ato qe krijojne varesi me perberes kryesore si kafeina,nikotina,alkoli etj.
ronaldo gru qime
Dava evgjiti ,sa qe me kontrate nga coca cola reklamonte pro asaj ,sa i mbaroj kontrata ose nuk ja riperterine ,u kujtua per jeten e shendetshme …..tipik evgjit , plere dhe i mbivleresuar ……