Bilushi i Metës dyshon tek tropojani që piu kafe me ambasadoren amerikane

18 Qershor 2021, 18:31Antena TEMA

Sot të gjithë portalet kanë botuar foton e ambasadores Kim me një djalë nga Tropoja, që e quajti “kineze” në Facebook.

Sipas postimit të ambasadores, djali nga Tropoja ishte treguar i dashur dhe i sinqertë, dhe i kishte treguar asaj për vuajtjet në komunizëm, që ai kishte dëgjuar.

Pastaj gjithçka kishte shkuar mirë.

Bilushi i Metës vendosi të ndajë me publikun dyshimet ndaj kësaj ngjarje:

“Të dashur miq!

Kjo historia e këtij komentit në Facebook është sajim shërbimesh sekrete.

Ai djali kishte shkruar me pseudonim dhe jo me emër real.

Si ka mundësi që ambasadorja e gjeti?

Këtu fshihet një hile.

Ai me siguri ka qenë një profil anonim i Ambasadës, për të krijuar këtë skenën.

Mendimi im është se, pasi Ambasada ka krijuar këtë profilin fallco dhe ka fyer ambasadoren, pastaj është gjetur një djalë nga Tropoja, që duhet të jetë agjent i tyre, për të marrë përsipër komentin.

Kjo është bërë me qëllim që të duket sikur gjithë ata që shajnë ambasadoren, janë nga Tropoja, d.m.th i vë Sali Berisha.

Nga ana tjetër duan t’i tregojnë Sali Berishës se po të dojë SHBA, t’i merr dhe gjithë tropojanët.

Pra është një shantazh mbi Doktorin.

Por mbi të gjitha, është shantazh mbi shqiptarët, pasi do t’u tregojë atyre se duhet të maten mirë kur sulmojnë ambasadoren amerikane në rrjetet sociale, pasi shërbimi sekretë ju gjen dhe pastaj ju detyron të dilni të kërkoni falje publikisht.

Për këtë arsye, mendoj se është e gjitha e sajuar për të frikësuar Doktorin dhe shqiptarët.

Por ne nuk dorëzohemi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje