Bilushi i Metës rrëfen pushimet në Mal të Zi

20 Qershor 2021, 21:11Antena TEMA

 

Prej më shumë se një jave Presidenti Meta po pushon në Mal të Zi, duke vizituar kryesisht zonat ku banojnë shqiptarë. Bilushi i Metës ka ndarë sot disa copëza kujtimesh nga këto pushime.

Të dashur miq. Prej më shumë se një javë jemi në Mal të Zi për të pushuar në zonat shqiptare. Pushimet i filluam në Ulqin. Aty vizituam Kalanë e Ulqinit, plazhin dhe disa plazhe ekskluzive në Bojana.

Gjatë qëndrimit në Ulqin, patëm një takim me kryebashkiakun e Ulqinit, që i përket një partie malazeze, por që ka fituar falë përçarjes së partive shqiptare. Ai na shpjegoi se qeveria aty përçau opozitën shqiptare dhe fitoi vetë në një zonë, ku është në pakicë. Këtu e kuptuam se nga e ka marrë Edi Rama skemën e përçarjes së opozitës. Qeveria këtu ka blerë kryesorin e opozitës shqiptare, që nuk pranonte koalicion dhe pastaj ka dalë fitues. Njësoj siç ka bërë Ed Rama me Lul Bashën.

Pastaj një ditë tjetër shkuam në Tivar. Ju e dini që këta i thonë Bar. Takuam Ipeshkvin e Tivarit, që ka në varësi gjithë kishat katolike të shqiptarëve. Presidenti i tregoi afeksionin e tij për Kishën Katolike, dhe tregoi se LSI, parti e tij, ka emëruar disa priftërinj katolik në Shkodër dhe rrethinat e saj, pasi ata I besojnë LSI.

Ipeshkvi nuk reagoi për disa orë pas kësaj. Kur filloi të reagonte, ai i kërkoi ndjesë Presidentit.

Mendova se ishit politikan tha, po ju qenkeni kolegu im në Shkodër.

Më tej shkuam në zonën shqiptare buzë Liqenit të Shkodrës, nga Kraja në Ostros. Aty kishte dhe kisha dhe xhamia. Por kishat ishin të vjetra. Ata e pyetën presidentin se si funksiononte në Shqipëri puna kur kishte popullsi të përzier.

Meta i tregoi se si vepronte ai me Baba Mondin dhe kishat përkatëse në zona të tilla, duke futur anëtar të LSI në këto institucione fetare.

Ata e falënderuan presidentin dhe i premtuan se dhe ata do të vazhdonin në këtë rrugë.

Në fund Meta vizitoi dhe fshatin Vladimir, dhe kishat e vjetra të tij. Në takimin me Dhespotin e Kishës, ai i tregoi atij se si Kisha e Shën Vladimirit në Elbasan është Kisha e Shën Vladimirit, për nder të shenjtit Vladimir nga ky fshat.

Dhespoti e falënderoi për njohuritë e tij për Kishën Ortodokse. Pastaj shkuam tek xhamia e fshatit Vladimir, ku u lutëm për suksesin e Albin Kurtit në Kosovë, si bir i Vladimirit.

Pushimet vazhdojnë.

 

1 komente në “Bilushi i Metës rrëfen pushimet në Mal të Zi”

  1. Ulqini says:

    Per ju qe shkruajtet. Eshte lumi Buna dhe jo Bojana. Bojana eshte ne sllavisht. Dhe Albin Kuti nuk eshte i Vladimirit por i fshatit Sukobin. Me siguri e keni nga Thaqi e Baton Haxhiu kto emra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje