Pas debateve të forta që u bënë rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta çuar për mendim në Komisionin e Venecies, vendimin për ç’dekretimin e 30 Qershorit, Bilushi i Metës zbuloi planin e tij për këtë strategji që po ndjekin:
“Të dashur miq!
Kemi vendosur që gjithë vendimet e mëdha t’i çojmë në Venecia.
Për këtë kemi përdorur pakicën bllokuese në gjykatë, si shenjë kompromisi.
Siç e dini, vendimi për 30 qershorin nuk ka shumë rëndësi.
Ne e dimë që Venecia do të thotë që ishte gabim ç’dekretimi i zgjedhjeve, se e ka thënë dhe një herë tjetër.
Por aty fshihet sekreti.
Po në atë vendim ka thënë që kjo është një shkelje që nuk u respektua nga shumica dhe nuk bëri dëm, prandaj nuk mund të shkarkohet presidenti për këtë.
Kur në Gjykatë të shkojë vendimi për shkarkimin e presidentit, atëherë ne do ta nisim përsëri në Venecia dhe meqë Venecia është shprehur një herë që nuk është shkelje shumë e rëndë, presidenti nuk do të shkarkohet.
Ky është plani ynë sekret.
Tani e dimë që do të nxehen shumë njerëz që ne i çojmë në Venecia, por kjo është e vetmja rrugë që këto tri gratë që ka nën kontroll presidenti, të mos tremben nga lista e zezë.
Të paktën mbrohen me Komisionin e Venecias.
Përmes kësaj strategjie kemi të mbyllur këtë histori dhe Komisioni ka për të dështuar.
Vendimet e tjera nuk na hyjnë në punë”.
Vetem ne Shqiperi gjykatat shprehen qe eshte jashte kompetencave tona X çeshtje.Ky eshte nje skandal i drejtesise arnautase.