Bilushi i Metës shpjegon pse në vend të Monës duhet të hyjë një burrë

21 Qershor 2021, 19:05Antena TEMA

Pas vendimit të Monës për të marrë mandatin në Fier, për t’i hapur rrugë Tit Vasilit në Tirana, Bilushi i Metës beri një sqarim publik pse ky mandat i takon Tit Vasilit:

“Të dashur miq!

Ka shumë zëra që kundërshtojnë marrjen e mandati të Monës në Tirana nga Tit Vasili.

Ata që e kundërshtojnë, lexojnë në mënyrë dogmatike Kodin Zgjedhor, që parashikon që në vend të një gruaje hyn një grua dhe pikën tjetër, që pasi kalon kufiri i deputeteve, ata që kanë të drejtë të hyjnë, janë ata që kanë vota më shumë.

Ky parim nuk vlen në rastin në fjalë.

Etiketimi i Monës si grua për shkak të gjinisë është fyes.

Ajo është “Kryetari i LSI”, dhe institucioni i kryetarit është institucion burrëror.

Në një fare mënyre ajo është burri i LSI-së the duhet të zëvendësohet nga një burrë i vërtetë, siç është Tit Vasili.

Pretendimi se në vend të asaj duhet të hyjë një grua, është fyes për autoritetin e kryetarit të LSI, pasi e thjeshtëzojnë gjininë e Monës dhe e quajnë grua meqë është femër. Kjo është e padrejtë.

Ashtu si shumë meshkuj nuk janë burra, ashtu dhe shumë femra nuk janë gra.

Burrëria është virtyt, nuk është gjini.

Dhe Mona është burrë e shkuar burrat, dhe ajo duhet të zëvendësohet nga një burrë e shkuar burrit, siç është Tit Vasili.

Ndaj argumenti i parë me të cilin kapen tek Kodi Zgjedhor bie.

Monika është burrë dhe do të zëvendësohet nga një burrë.

Argumenti i dytë që vendet e lira që krijohen përtej vijës së kuqe, i merr deputeti që ka më shumë vota, po ashtu nuk qëndron.

Vërtet Tit Vasili ka më pak vota nga të gjithë, por arsyeja është se ai ka punuar për të gjithë të tjerët dhe votat e tij janë votat e çdo kandidati në Tiranë.

Në këtë aspekt, ai është më i votuari, por duke qenë zemërgjerë, ai nuk i ka marrë votat vetë, por ia ka shpërndarë të tjerëve.

E treat, që ka me shume rëndësi, Mona zëvendësohet nga Titi, se vetë Mona ka zëvendësuar Titin ne parti.

Pra ata i zënë vendin njëri- tjetrit.

Dhe kur Meta mërzitet me Monen, Titi e mban atë në humor.

Ndaj kapja në mënyrë formale pas Kodit Zgjedhor është një përpjekje dashakeqe, që kërkon të fusë në Parlament njerëz vulnerable, pasi janë të tmerruar nga Tit Vasili.

Ne besoj do të kemi mirekuptimin e komisionerit Çelibashi për këtë çështje, pasi nuk mund ta lëmë Doktorin vetëm në Parlament, si i vetmi që është “non grata” në SHBA.

Toma që mund të ishte, e ka dorëzuar mandatin.

Ndaj ne nuk mund ta lëmë Doktorin vetëm, se nuk jemi të pabesë si Lul Basha. Tit Vasili do jetë në Parlament”.

1 komente në “Bilushi i Metës shpjegon pse në vend të Monës duhet të hyjë një burrë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje