Bilushi i Metës ka vendosur të ndajë një lajm të gëzuar me demokratët.
OJQ e LSI me qendër në Slloveni, ka vendosur t’i japë medaljen “Njeri i vitit” Doktorit.
Dekorata është e argumentuar me një rekomandim që presidenti Meta ka bërë për këtë OJQ:
“Të nderuar miq!
Po ju shkruaj në cilësinë e presidentit të vendit, edhe pse vetë jemi miq.
Unë nuk e kam harruar kurrë ndihmën që më dhatë pas publikimit të një përgjimi antinjerëzor të një ish-ministri tim, bëri kundër meje.
Për të më dhënë kurajo, ju më vlerësuat atë vit me titullin “Njeri i vitit”.
E meritoja plotësisht jo vetëm për bujën që bëri ngjarja, por dhe përgjigjen që mori.
Na u desh të vrisnim katër vetë në bulevard, t’i mbyllnim gojën opozitës.
Sivjet ka ndodhur e njëjta gjë.
Qarqe antishqiptare të dirigjuara nga Beogradi, që komandojnë dhe SHBA, kanë denigruar Doktorin duke e futur në listë të zezë të SHBA.
Kjo është e papranueshme.
Doktori iu është përgjigjur me dinjitet dhe ka vendosur t’i padisë në Francë, por nuk po gjejmë dot adresën e gjykatës.
Sapo ta gjejmë, do të nisim gjyqin.
Tani unë dua t’u rekomandoj ju të bëni të njëjtën gjë ndaj Doktorit, siç bëtë ndaj meje.
Kur shqiptarët ta dëgjojnë se Doktori është “Njeriu i vitit”, atëherë SHBA do të trembet seriozisht nga mbështetja që ai do të fitojë në popull.
Kjo gjë nga ana tjetër më ndihmon mua dhe Doktorin të heqim qafe Lul Bashën, një papagall i Edi Ramës në krye të PD.
Vetëm duke ju gjendur në krah në ditë të vështira, siç më është gjendur ai mua, ne mund të forcojmë unitetin tonë opozitar kundër çdo plehu amerikan”.