Ukraina në çerekfinale, mbledhja e qeverisë me fanellat e kombëtares

2 Korrik 2021, 16:59Sport TEMA
Ukraina në çerekfinale, mbledhja e qeverisë me fanellat e

Andriy Shevchenko po mban gjallë ëndrrën e një vendi të tërë, jo vetëm adhuruesve të tij.

Pasi hyri në histori, duke prekur çerekfinalet e Botërorit si futbollist, por edhe të njëjtin raund të Kampionatit Europian si trajner, ish-ylli i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, ka shënjestruar tashmë Anglinë.

Nesër, kombëtarja ukrainase do të luajë kundër “Tre Luanëve” në stadiumin “Olimpico” të Romës, me oreksin për të përparuar më tej.

Gjysmëfinalet e “Euro 2020” kanë ndezur ëndrrat e krejt ukrainasve, edhe të drejtuesve të lartë në atë vend.

Kështu, në Ukrainë, kryeministri Denys Chmygal dhe qeveria e tij morën pjesë në një mbledhje të ekzekutivit të veshur të gjithë me fanellat e kombëtares, për ta festuar kështu fitoren kundër Suedisë dhe kalimin në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Kreu i qeverisë atje kishte veshur simbolikisht fanellën me numrin 7, ikoniken e Shevchenko, që po bën mrekullinë në dy periudha dhe role të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje