Përse gjithë këta të shqetësuar nga arrestimet e SPAK

11 Korrik 2021, 18:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërsa SPAK gjatë kësaj javë ka çuar në qeli rreth 17 zyrtarë publik, lidhur me dy tenderë korruptivë në Lushnjë dhe Tiranë, duket se më shumë ka shqetësuar opozitarët se sa viktimat.

Shqetësimet janë me shumë ngjyra. Lulzim Basha për shembull ngul këmbë që të arrestohet Edi Rama, jo ata që ka kapur SPAK. Enkejeld Alibej, bën zbulime të tjera. Ai e paska ditur tri ditë më parë, se aksioni i SPAK është dekonspiruar . Petrit Vasili po ashtu duket pik e vrerë, për këtë që ka ndodhur, por tek LSI është më e kuptueshme mërzitja ndaj aksioneve të tilla.

Arsyeja kryesore përse opozitarët janë të shqetësuar është e kuptueshme Veprimi i SPAK lë në hije aksionin politik të opozitës, që bën opozitë me buletinin e prokurimeve publike, duke sulmuar çdo tender, ku nuk ka gisht ndonjë opozitar.

Duke hyrë në veprim SPAK, këtu ndahen gënjeshtrat nga denoncimet e vërteta dhe opozita “humbet vendin e punës” që i ka caktuar vetes këto vite. Duke qenë se gjithë bota e tyre rrotullohet rreth tenderëve, kjo përfshirja  e SPAK në këtë histori u duket sikur i lë pa punë.

Në rastin konkret, në asnjë nga rastet nuk ka pasur denoncim nga PD. Për rastin e Lushnjës ka denoncuar rivali në garë  ndërsa për rastin e uniformave ka denoncuar opozita parlamentare që PD e akuzonte si bashkëpunëtorë të Ramës.

Nga ana tjetër, në këtë fushatë mërzitje të PD dhe opozitarëve në përgjithësi, duket se ka dhe elementë të rinj veprash penale, që duhen hetuar. Për shembull Enkelejd Alibej, ka deklaruar se ai dhe PD kishin informacion se aksioni i SPAK ishte dekonspiruar tri ditë më parë se të bëhej. D.m.th. PD e ka ditur se tri ditë më parë, dikush nga SPAK ka dekonspiruar aksionin.

Në këtë rast SPAK duhet të ruaj dinjitetin e vet dhe duhet të thërrasë Enkelejd Alibeajn, në cilësinë e personit që ka dijeni të dëshmojë kush i ka dekonspiruar aksionet dhe si e ka marrë vesh ai.  Nëse ka gënjyer, që të mos duket opozitar i papunë, atëherë duhet të përballet me ligjin. Nëse di vërtet diçka dhe ka ndodhur, atëherë është rasti të ketë arrestime të reja dhe për këtë çështje.

Edhe pse nuk ka ndonjë gjë që SPAK-un e ka dëmtuar në këtë aksion, pasi ka arrestuar ata që ka dashur, përsëri ka shumë rëndësi, që akuza e Alibeajt, të hetohet për të ndalur përbaltjen e SPAK, dhe tendencën për të relativizuar punën e tyre, duke i kthyer nga institucion, akuze në një institucion që bashkëpunon me politikën për të shpëtuar viktimat e korrupsionit. Në këtë rast ose Alibeaj, ose dekonspiruesi, duhet të shkojë në gjykatë.

Kështu jemi dhe më të qartë, nëse SPAK po vepron me përgjegjshmëri profesionale, dhe akoma më shumë nëse opozita jonë është e shqetësuar se po mbetet pa punë, apo se mbetemi pa hajdutë jashtë burgjeve.

 

15 komente në “Përse gjithë këta të shqetësuar nga arrestimet e SPAK”

  1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    vetem 2 tendera?!!!!!

  2. Ladi says:

    Besoj se edhe ne enderr ty te shohin keta o Mero Baze!
    Je i modh.
    Bjeru dhe hiç mos i kurse.
    Mjaft me keta horra.
    Eshte koha te mbaroje kjo histori dhe ky vend te shkoje me koken lart drejt Europes.

    1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

      ule najhere kaptinen posht se ke me ra ne pusete.

  3. Gent says:

    Mero mos genje veten dhe neve. Nuk shohim ndonje peshk te madh. Asnje minister nga ata rreth Rames, qe po vjedhin para, tendera dhe toka. Po ju erdhi radha atyre, atehere flasim…por atehere do i vije fundi dhe Rames. Nuk e di nese te intereson.

    1. Beso says:

      Genti, nuk e di ku ha ti, por si ka mundesi qe sheh vetem ne nje drejtim dhe harron se nga ke ardhe? Pastrimi nuk behet duke goditur vetem ata sot, por duke zhdukur nga rrenjet ata qe e sollen kete situate, vodhen, shkaterruan, falen, vrane, prene, shkaterruan shtetin, drejtesine (shtetin ligjor) dhe sot kerkojne shtet, drejtesi, liri dhe te drejta , mbrojtje prone ect ect !. Valle kaq miope jane njerezit, mendojne ata dhe ti? Mos valle doni qe te rrembejne armet ata qe jane prekur nga keta bastarde qe kane edhe buçe e flasin?! Ne shtator fillojne e mblidhen prodhimet, digjet rakia dhe do shikojme mbremjeve setenca te pa para ndonjehere qe njerzeve do tu rritet shpresa edhe per demokracine qe po e urrejne sot e kerkojne disa edhe rikthimin e diktatures. Do sekuestrohen qytete me rruge e ndertesa, do burgosen keta qe flasin sot dhe qe katandisen vendin me njerezit keq. Vetem nga keto te ardhura buxheti do te rritet dhe do te ulet ne maximum borxhi publik e do filloje normalizimi i jetes per shqiptaret e ndershem. Jane enderra mendon? Do ta shikoshe se bota keshtu ka perparuar dhe eksperienca egziston megjithe çfrytezimin e boshlleqeve te sistemit dhe furçat qe i bejne. Kur çdo njeri te shikoje hallin e tij pa prekur hallin e shoqerise , atehere do te kthehemi ne normalitet. Po juve u duket se Sali Berisha dhe bastardet pas tij do te rrojne sa firauni! JO, ata do te jene ne burg dhe pasuria e parate ne buxhetin e shtetit qe do perdoren per investimet e shoqerise. Mizat e kalit do ulurijne qe u vendos diktatura! Me pelqeu komentuesi”…qumesht marrin te paret, ata qe jane te fundit ne radhe…” por “qumesht” do marrin dhe ata qe rrembyen lopen.

    2. durrsak 24 karat says:

      O Gent Cari. Pse, pak të duket arrestimi i ish-Prokurorit te pergjithshem Tik Llalla. Lajmi bani buje botenore, e vleresoi publkisht SHBA, kurse ti dhe carat e PD-LSI-se qepet gojen, pasi Tiku i ka tregue shoket.

  4. SPAK u u be si dyqani i qumeshtit qemoti , por me nje ndryshim qe qumesht po marin te paret ata qe kane zene rradhe te fundit , per kete arsye jane te merzitur dhe keta opozitaret , mbasi kane shume kohe me pare qe kane zene rradhe , dhe kane frike mos mbeten pa qumesht !

  5. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Perveç arsyeve qe ju shpjegoni me forcen e se vertetes , do kisha deshire te permendja si pergjigjen me te shkurter edhe atë shprehjen popullore.
    Ju djeg miza nën kësulë.

  6. Mersini says:

    Edhe keto arrestime jane bere ne kuader te thenies se para disa kohesh te “yllit ne ngjitje” se une do vij ne pushtet duke e rezuar Ramen perpara dimrit!Deklarata e Lulezim Bashes qe duhet arrestuar Edi Rama,deklarata e Enkelejd Alibeaj se ne e dinim(kjo nuk perben çudi Mero)eshte po ne kete kuader per te matur nervin e qytetareve lidhur me reagimin qe “pozita eshte e koruptuar deri ne palce)!Ne kete kuader jane bere edhe keto arrestime z.Baze ku segmente te ish nomenklatures PD-iste jane perseri ne poste kyçe te drejtesise e qe perseri komandohen nga podrumet e PD ne godinen e SHQUP-it!
    Mirpo çuditerisht koha nuk u sherben veprimeve djallezore e te pista te segmenteve te PD-se ne keto raste sepse populli eshte i bindur qe drejtesia e re nuk eshte ngritur per disa kaptera por per gjenerale te korupsionit e ndaj nuk ka reagim apo prononcim shoqeror,ku ndokush i quan cironka te arestuarit kur perpara çdo qytetari qe ka sy e vesh jane Male me krime,vjedhje me emer e mbiemer,me soj e sorollep!
    Per kete aresye populli pyet:Ku jane peshqit e medhenj apo ekziston ndonje skeme qe Sali Berisha tia faturoje te gjitha familjes qe ka pergatitur largimin nga vendi duke kerkuar “azil” ne ndonje perandori tjeter!Shikoni levizjen e Munikes duke u atashuar prane Ilir Metes per tu konfirmuar si “zonje e pare” kjo per ti sherbyer per udhetimin e radhes pasi mund te ndalohej ne kufi duke mos u lejuar te udhetoje me ishpresidentin ne fuqi!Edhe koha qe iu eshte lene per mos percaktim nga Gjykata Kushtetuese eshte ne kete kuader,ku pas fteses se vendit prites ata nuk do te kthehen me !
    Po heshti Berisha z.Mero diçka po kurdiset e se shpejti do te dale ne skene!Luli vazhdon e bene akoma zedhenesin e padronit te tij si qen besnik deri fund.
    Ndaj mos i merr me shaka e si te pabaza deklaratat e Enkeledeve sepse ata jane te mirinformuar nga “ambasadori digjital” i Berishes per çdo levizje qe mund te beje Drejtesia e sapolindur qe nuk dihet akoma gjinia nese eshte mashkullore apo femerore!

  7. Gjeramadhi says:

    Te arrestohet alibej qe paska informacion.spaku punoka per pd

  8. Covidiani says:

    “Peshk i Madh” krye-karri i Bashkise se Lushnjes..? Kushedi se si do quhet Berisha, Meta, Rama, Basha, Ruli, Imami, Ahmetaj, Gjinkuri, Angjeli, Beqja, Imami e plote e plote te tjere. Mjerre ata qe nuk kane paguar dritat.

  9. Spak te hetoje alileshin says:

    Keta te dhjeret koke e kembe me salih baxhellen ne krye duhet tju shkurtohet gjuha nga Spak,,

  10. Velo says:

    Prokurorët e SPAK të mos kenë komplekse nga sulmet e opozitës, por t’ia u ndërpresin hovin e deklaratave të gënjeshtërta duke i thërritur të japin shpjegime për ato që thonë dhe nëse janë të pavërteta ti penalizojnë. Më shumë kurajo SPAK, është kohë tjetër!

  11. zgalem says:

    Doni peshk te madh ? Ja ku e keni Alibeaj . Ky dekllaron se i dinte arestimet , perpara se te cfaqeshin . . Kush ja tha ? Po qe se nuk tregon kushg ja tha , duhet te kalbet ne burg . Eshte nja nga politikanet me ie pa cipe , ky njeri , qe i bredh goja perpara mendjes . Ministri me i pershtashem i drehjtesise te coroditur berishiste . Vendin e ka ne burg . Nuk eshte hera e pare , qe flet borckulla nga tribuna e PD. Nuk me lejohet te shpreh opinione te supozuara , se nga e mesoi ky langaraq , vendimin e SPAK . Vete SpAK i di vet epunet e vete , por kjo dekllarate e nje politikani , e nxjerr krejtesisht zbukuar . . Zgalem

  12. Nje mergimtar says:

    Ne kerkojme “PESHQ”te medhenj,e me te drejte.A e dini se ne asnje rast tenderat nuk i firmosin ministrat por shebeket qe cojne tek ata “Detyrimet” nga fitimi ne tender.Le te flasin te ndaluarit qe hetimet te thellohen me tej.Degjoheni zotin LLeshi kur thote se ministri nuk ka asnje lidhje me tenderin kur parate ne fund levizin vetem me firmen e tij.”Rrufea gjithmon shkarkohet tek pllaka ne toke dhe jo atje ku bie ne maje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje