Mark Marku: S’mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi që e nxorri veten fitues kur ka humbur, me këto ndryshime të gjitha tani i vendos Basha. Duhet rithemeluar PD

17 Korrik 2021, 16:55Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur Mark Marku komentoi në Kuvendin Kombëtar analizën zgjedhore.

Ai tha se këtë duhet ta bëjnë persona të jashtëm dhe se analiza s’mund të bëhet nga Gazment Bardhi i cili nuk ka mundur të marrë rezultatin e duhur.

“Të bëjmë një analiza të thelle. Kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend… Jam një zë që kam vendos që deri në fund të jetës time do them çfarë mendoj dhe këtë po e bëj.

Unë mendoj që analiza s’mund të behet nga njerëz që  e kanë përgjegjësinë e humbjes. Andri Nurellari ka dhënë idenë, duhet ti marrim idetë, të behet një monitorim, një analizë e jashtme. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e punës time. Me fal Gaz, s’kam gjë me Gazin.

S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës.

Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’ka statusin dhe mundësinë, as kryetari dhe as Kryesia, as nënkryetarët, sepse secili do thotë ky po bën analizë kundra meje që unë iki, siç duken ca shenja. Po e rendoj pak këtu se duam ta heqim. Kush e kupton e di që këtu s’ka lidhje me analizën, por funksionet”, thekson Mark Marku.

Ai tha se PD duhet të rithemelohet.

Pjesë nga fjalimi i Mark Markut

Ky Kuvend do prodhojë dy gjera, do miratojë disa ndryshime statutore për zgjerimin e Kryesisë, zgjerimin e Kuvendit Kombëtar, si dhe mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor. Unë mendoj se të katër këto propozimet janë kot. Zgjeroje sa të duash Kuvendin Kombëtar aq më shumë e diskfunksionalizon, pra janë propozime që në thelb nuk kanë kurrfarë relevance për gjendjen ku ndodhemi.

Nuk mendoj se ka çaluar puna jonë se Kryesia ka pasur pak anëtarë. S’mendoj se situata ku jemi është se Kuvendi Kombëtar ka pasur 100 anëtarë dhe duhet të kishte 400, 500, hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar, por çfarë kuptimi ka?

Kemi thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, madje krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme qoftë për PD, vendin dhe për shoqërinë shqiptare.

Jam i bindur se me këtë qasje ne e shndërrojmë PD-në në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenurit në opozitë, pra duke krijuar legjitimitetin për të punuar në opozitë! Pa prespektive për ardhjen në pushtet.

Siç e formuloi filozofi dhe akademiku Artan Fuga ndodhemi para rrezikut që ta disfunksionalizojmë, PD-në si opozitë duke e shndërruar në dekor të regjimit.

Opozita ka dhe Rusia apo Bjellorusia edhe në Turqi apo Venezuale.. ka 20 vjet që Putini është në pushtet dhe ka dhe opozitë. Atë të paktën dhe vriten, një kryetar i opozitë është në burg. Në s’dolëm një sekondë për të protestuar për zgjedhjet, kujt do ja mbushin mendjen që jemi mërzit se na kanë vjedh zgjedhjet?

Studiuesi na rekomandon të mos i bëjmë këto gabime. E para, opozita s’duhet të jetë sa për të trembur pak Ramën! Jo si një alternative në rastet e jashtëzakonshme, dhe për më tepër jo si një opozitë aksidentale që vjen në pushtet. Në qoftë se i bie radha, apo ndodh një katastrofë e madhe.

S’duhet ta bëjmë këtë, duhet të jemi opozitë alternative, dhe jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe për ti shuar ato apo kanalizuar, siç bëmë ne te protestat e të rinjve.

Jo për të bllokuar alternativa të reja politike, jo për dekor politik, si gjuhë formale dhe universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kongresi.

E gjithë gjuha që u përdor këtu ishte dekor, gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë gjë që i shërben regjimit.

Jo për të ndarë pasuri midis estabilishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij. Jo për të luajtur me pushtetin një here ti një herë unë dhe pa ndryshuar asgjë.

Jo për të ushqyer durimin dhe jemi pikërisht këtu në këtë moment se pas 4 vitesh diçka do ndryshojë ose aq me keq se diçka do ndodhe me zgjedhjet lokale, shtator, tetor nëntor apo dhjetor.

Është krim të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi ne nuk fituam këtë radhë, por ka 8 vjet që u themi na besoni dhe këtë radhe se do vijmë në pushtet.

Ke ushqyer me shpresë njerëz të cilët janë të detyruar të na besojnë, njerëzit e tjerë nuk na vijnë mbrapa.

Që PD të kthehet në pushtet duhet të hapë një proces transformimi të madh. Të bëjë një akt rithemelimi duke rishpikur vetëveten.

Kjo behet duke pasur një mision! Rithemelimi i vetëvetes dhe Republikës së re që ne e nisëm, Basha e nisi si fjalë kyçe në diskursin e tij, por fatkeqësisht u braktis.

Unë e kam propozuar që në 2012, isha deputet dhe po shikoja se si po degradonim dhe po shkonim drejt humbjes së pushtetit dhe unë kam propozuar publikisht, atëherë ndoshta ishte pak e nxituar, sot jemi të vonuar nëse do duam ta bëjmë.

Është akt që e bëjnë partitë europiane dhe akti i rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e Partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj.

(TemA)

11 komente në “Mark Marku: S’mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi që e nxorri veten fitues kur ka humbur, me këto ndryshime të gjitha tani i vendos Basha. Duhet rithemeluar PD”

  1. Mir thot .
    Bravo Marku per zotin .
    Kta ne vend qe te diskutojne difektet ,drejtimin ,prese humbem merren eme Ramen ,
    na i vodhi i poshtri ,e ka krahun me te gjate se bashi .
    basha do stervitet tani te zgjesi menderen qe ti rrasin voten mileti .
    hajde nastradina hajde .

    1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      E hëngri dhe Mark Marku. Të gjitha i tha drejt, por ne PD nuk ka më veshë ta dëgjojnë.

  2. ALBAN DEGA says:

    ASNJEHERE NUK ESHTE VONE PER TU ZGJUAR
    E PARE REALITETIN NE SY

  3. kodrasadikit says:

    PD e PS barazi me PPSH sepse u krijuan nga partija meme ! Fatkeqesisht PD per mbapeshtira e faqe te zeza ja kaloi PS dhe mire ju befte !!! Paramendoni 500 mil.te vjedhura nga rruga e kombit e Luli shperblehet me kryetare i PD-se .. Shqipnija fale tyre po qalon e spo kendellet sepse jan parti te cofta e antikombetare … Shpersojme e besojme qe fale SHBA-se ne pushtet do te vijne djem e vajza te rinje e te reja qe punojne per shtet ,per kombe e atdhe …….

  4. Vranakonti says:

    Te them te drejten,e kame shume inat Mark Markun,por kete radhe,me kete fjalim ne kiuvendin e PD, e vleresoi maksimalisht me noten 10.Hera e pare qe degjoi Markun te flasin nga e mbara,sidomos per rithemelimin e PD.Eshte me se e vertete,nqs PD nuk rithemelohet,dhe te heq dore nga shpifjet,qendrimi radikal, akuza kundra mazhorances,tecilat i perdor si justifikim per humbjen,ajo eshte e denuar nga vetvetja te qendroi ne opozite sa te kete jeten.Rama dhe PS do drejtoi me dinjitet e me sukses vendin.Nuk ju ka faj Rama PD-ke dhe lidereve te saaj,por kokat e qelbura me ne krye Sali Berishen,Bashen dhe disa kukulla te tjere si Paloka,Bardhi, T.Shehu,Salianji kurvar etj.PD-ke nuk ka me Sali Lushaj qe mund t’a mbroj.Iku ajo kohe.

  5. Demokrati says:

    Ore Gazi ka shume te drejte. PD ka arritur maksimumin qe mund te arrij per shkak te kupoles drejtuese qe ka! Eshte shume e thjeshte, problemi nuk eshte Gazi jane Gezet e kupoles. Po nuk e kuptuat kete dhe nuk vepruat, jeni te destinuar te rrini parti sekondare. Mund te jete dhe gje e mire, por koha do e vertetoi.

  6. katunari i viçidolit says:

    GJITHMONË TË KAM SHARË MARK MARKU, POR PËR ÇKA KE THËNË NË KUVËNDIN E PD-së, JE PËR TU FALNDERUAR SEPSE NUK JE TREGUAR SERVIL DHE BYTHËLËPIRËS.
    DISKUTIMI JOT, I BËN MIRË PD-së POR MË SHUMË SHQIPËRISË PËR TU RITHEMELUAR PD-së.

  7. Skorpions says:

    Nuk ka mundesi qe keto t’i thote nje njeri qe me bente te thyeja televizorin vitet e fundit! Ose tani genjen, ose ka genjyer e mashtruar me pare. Ky robqir qe mbronte cdo veprim te marre te Bashes cdo nate ne televizor nuk mund te rithemeloje partine. Edhe me i peshtire se ky eshte ai tjetri, Gjekamarku.

  8. Natalia says:

    Ne Shqiperi qe ne 1992 asnjehere nuk ka fituar vullneti i popullit, por vullneti e mbeshtetja Amerikane. Tashme edhe njerezit me minimumin e nuhatjes politike e dine se sa kohe Berisha te jete aktive ne PD ajo eshte e destinuar te humbe;kete e ka kuptuar Rama dhe ben ceshte e mundur qe Berisha edhe pse ne hije vendos per cdo gje ne PD. Nese Berisha nuk do vendosej ne gare per deputet PD do merrte fitoren dhe nese Berisha nuk do humbte mandatin nuk do shpallej non grata na USA. Ata kane informacion dhe eksperiencen e kaluar qe ky eshte elementi me destruktiv per momentin te demokracise ne Shqiperi me influence te padiskutueshmr.

  9. jemin gjana says:

    O Mark mavrija. Jua futi Luli juve me “masakren zgjedhore”. Mbajeni me shnet tani. Po ate adashin tend Gjekmarkun, ku e ke se i ka ikur zeri fare.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER ©x says:

    PD-ja me kryetar non-grata te maskuar,nuk ka dhe nuk do kete mbeshtetjen brenda vendit si dhe ate nderkombetare.
    Ne strukturat e PD nuk zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme,emrat e “fituesve” Jane paracaktuar nga Berisha&Basha !
    Berisha ju tregoi amerikaneve se nuk e burgosni dot,per aq kohe sa ai ka monopol PD.
    Zgjerimi I forumeve me rritjen e nuhmerit I sherben Bashes & Berishes per perjashtimin e rebeleve dhe friksimin e te tjerve.
    PD-ja tani eshte parti familjare,deformim I demokracise ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje