“B”-ja në përgjimet e Lushnjes? Erjon Braçe: Shpifje e fundërrinës Sali Berisha, SPAK-u ka detyrën e vet të veprojë

19 Korrik 2021, 22:17Politika TEMA

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnjë Fatos Tushe për abuzim me një tender prej 226 milionë lekësh për rehabilitimin një kanali ujitës në Kolonjë.

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço , Braçe tha se nuk diskuton vendimet e gjykatës dhe se nëse prokuroria ka prova se ka pasur abuzime atëherë le t’i shkojë deri në fund.

“Unë nuk merreme me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Bashkia e Lushnjës ka mbajtur 5% të fondit të garancisë dhe unë i kam kërkuar të përmirësojmë  çdo gjë që kanali të çojë ujë.

As në kohën e koperativës nuk kanë pasur ujë. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund”- u shpreh Braçe.

I pyetur për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë, është vetë Braçe, ai e ka quajtur një shpifje dhe  i ka kërkuar SPAK të veprojë dhe të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë, duke hedhur pretendimin se mund të jetë ish-kryeministri.

“Kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më  i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisë.

Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha. Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”-shtoi ai.

6 komente në ““B”-ja në përgjimet e Lushnjes? Erjon Braçe: Shpifje e fundërrinës Sali Berisha, SPAK-u ka detyrën e vet të veprojë”

  1. Vranakonti says:

    Berisha te marin te keqen ty zoti Braçe se je vertete zoteni dhe Berisha nuk eshte as sa nje qime e b… tende.Berisha eshte kriminel,ti je njeri i ndershem dhe i drejte.

  2. astir says:

    Kone ngele o loqe

  3. Lik says:

    Mos valle kete ben edhe Rilindja….ka pak me shume nder dhe dinjitet se Berisha dhe opozita dhe kane te drejten te vjedhin pak me me lezet,dhe te meritojne votat e shqiptareve.?Qelbesirat ,vetem urrejtjen e popullit meritojne!

  4. Shiko kush flet!!! says:

    Po more skuth, po. Por, se se u fut ne listë ky Tushe për kryetar për të tretën herë, to nuk di gjë, apo Jo?
    Edi Rama e hoqi si kandidat, ndersa dikush e futi në listë nga dritarja, dhe i tha Ramës: “Lere këtë se ky eshte i imi.”
    Kush kishte fuqi te fuste njerez ne listë mbasi i kishte hequr Rama? Mos ishte Berisha? Apo Isha unë?
    Që Berisha është kokrra e kriminelit dhe do pushkatuar pa gjyq, kjo dihet. Nuk presim të na e thuash ti. Nuk fshihesh dot mbas Berishës, sepse ai nuk fshihet dot për vete nga krimet që ka bërë.
    Vërtet, ti nuk ke vrarë njeri, por edhe Tushe nuk kishte vrarë njeri apo Jo?
    He he he, Beu i Divjakës.

  5. Arben xheka says:

    Gojet e liga thone se nga tatimet dhe hetimi tatimor merrje 50 mije euro ne muaj. As une nuk e besoj pasi duan tevte hedhin balte se kurrrrrr rilindja nuk vjedh kurrrrrr zoti Rama nuk ka vjedh dhe si logjike as ti kurrrrrrr nuk vjedh. Ju jeni njerezit me te paster ne bote qe do e ngrini Shqiperine aty ku askush tjeter nuk e ka ngritur. As Serbi as Turku , as greku. Bravoooo

  6. Bubazheli doganes says:

    As une nuk e besoj qe ti brace merr lek lart e poshte. Nuk e besoj sepse ti edhe buken ta pergatit mamaja kur shkon ne zyre.
    Le te flasin gojet e liga sepse ku rilindsa-socjalistet kurr nuk keni marre tendera dhe rryshfet kurrrrr une te besoj por a te neson bota??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje