Ish-roja i kampit nazist në gjyq për 3500 vrasje

1 Gusht 2021, 15:20Bota TEMA

Një ish-roje 100-vjeç tashmë, që ka shërbyer në kampin e përqendrimit nazist Sachsenhausen pranë Berlinit do të dalë përpara gjykatës, 76 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes  gjermane Welt am Sonntag.

Gjyqi pritet të nisë në tetor dhe gjykata rajonale e Neuruppin do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj 100-vjeçarit për pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 3500 personave. I pandehuri, për shkak të moshës, është i detyruar të qëndrojë përballë trupit gjykues 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë, deri në përfundimin e procesit.

I akuzuari, kishte punuar si roje kampi nga 1942 deri në 1945 në Sachsenhausen, ku rreth 200,000 njerëz u burgosën dhe 20,000 u vranë. Ndërsa numri i të dyshuarve për krimet naziste është në rënie, prokurorët ende po përpiqen të vendosin drejtësinë.

6 komente në “Ish-roja i kampit nazist në gjyq për 3500 vrasje”

  1. tipidhecufo says:

    Kurse Rama ben marrveshje me Serbet qe zhvendosen 1 milione kosovare dhe dogjen e vrane bura gra pleq e femije jo me shume se 20 vjet me pare.
    Ndersa Berisha i conte nafte.

    1. Emri says:

      Po rojet e kampeve GULAG ne Rusi kur do t’i denojne?Emri

    2. vezhguesi says:

      tipidhecufo-per cfare marrveshje qe paska bere Rama po flet o ti more mik?
      A keni mend juve more djale apo mendte i keni lene peng tek SHQUP-i?
      Edhe francezet me gjermanet jane vrare e prere ne dy luftera boterore dhe perseri kane bere e bejne marrveshje. Jeni juve, qe keni shprehur deshiren per tu anetaresuar ne BE, ku bashkejetojne per me shume se 70 vjet edhe francezet, edhe gjermanet edhe shume te tjera vende e popuj europiane.
      I paharruari alvaniatas, Manolis Glezos, gjate nje fjalimi ne parlamentin grek ka lene disa shpreje epike kur tha se:
      “…gruan, djalin, vajzen edhe mund ti perzesh nga shtepia, por komshiun nuk e perze dot. Me komshiun duhet te gjesh gjuhen e perbashket, qe te rrosh ne paqe e qetesi”.
      Sipas jush, meqenese serbet kane kryer krime, atehere nuk duhet asnjehere qe te bejme marrveshje me ta? Marreveshjet nuk na ndalojne qe te harrojme krimet e tyre ne Shqiperi e ne Kosove dhe tu kerkojme qe te pranojne keto krime. Po keshtu, krime kane bere edhe greket ne jug te Shqiperise; pra sipas mendjes tuaj te ndritur, me greket duhet te mos kemi me asnje marrdhenie? Krime kane bere edhe italianet e gjermanet gjate luftes se dyte boterore, atehere sipas jush, me keto vende nuk duhet te bejme marrveshje?
      Perandoria Osmane na ka vrare e na ka prere per 500 vjet dhe Turqia, per te mbrojtur bythen e vet, shiti trojet tona tek fqinjet, pra sipas teje ne nuk duhet te bejme marrveshje me Turqine? Po keshtu, Rusia, Anglia e Franca jane pergjegjese per ndarjen e shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre ne 5 shtete te ndryshme ne Ballkan, pra sipas teje, ne nuk duhet te kemi asnje marrveshje me keto shtete?
      Nese pretendoni se keni dy pare mend, mos flisni gomarlleqe neper mediat sociale. Me kete nuk dua aspak te harroj historine, pasi ajo eshte pjese e identitetit te nje populli, por sic ka thene edhe Manolis Glezos, fqinjin nuk e perze dot se eshte ne shtepine e tij dhe jo ate tenden dhe per te jetuar i qete ke vetem nje alternative: Te besh marreveshje me te.

  2. L says:

    Meqe I keni kaq per zemer,pse izraeli si kerkon NGA Russia kriminelet,qe zhduku mbi 9 milion cifute.
    Apo sja mban bitha NGA putini.
    Apo dhe vet izraeli te arrestoj ata qe vrasin femije te pafajshem ,gra e pleq ne Palestine.
    Drejtesi vetem per nje pale Nuk shkon.

  3. Erhard says:

    Sa budallenj keta nazistet!
    Pse nuk vijne te jetojne ne Shqiperi,te kerkojne nenshtetesi shqiptare,se Kodi Penal i RSH i ka te parashkruara denimet kur kane kaluar mbi 20 vjet!
    Pra, ketu po t’i kesh borxh njeriu 100 milion euro dhe te fshihesh per 20 vjet rresht,pas 20 vjeteve nuk i ke borxh asnje lek se Kodi Penal e quan te PARASHKRUAR!
    Eshte kjo arsye se pse shqiptyaret bejne vetghjyqesi duke vrare njeri tjetrin rrugeve!

  4. Erhard says:

    Sa budallenj keta nazistet!
    Pse nuk vijne te jetojne ne Shqiperi,te kerkojne nenshtetesi shqiptare,se Kodi Penal i RSH i ka te parashkruara denimet kur kane kaluar mbi 20 vjet!
    Pra, ketu po t’i kesh borxh njeriu 100 milion euro dhe te fshihesh per 20 vjet rresht,pas 20 vjeteve nuk i ke borxh asnje lek se Kodi Penal e quan te PARASHKRUAR!
    Eshte kjo arsye se pse shqiptyaret bejne vetgjyqesi duke vrare njeri tjetrin rrugeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje