Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që të marrë në pyetje 5 gratë të cilat këtë diel u kthyen në Shqipëri nga Siria.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ndërsa prokurorët e strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaccme në Durrës për ti marrë deklarimet. Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.
Pasi mbërritën në Rinas, 5 gratë dhe 14 fëmijët u dërguan në Durrës ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e do tu bëhen të gjithë trajtimet mjekësore dhe psikologjike.
Gazetarë pa sens profesionalizmi gazetaresk.Për
hir të ruajtjes së mshehftësisë gjyqësore po dekonspironi se për çka d të pyeten!
…..P.S.Për ken punoni o kazan i gazetarisë?