Deputeti i PD në Lushnje: Si t’ia shpjegoj mamasë “logimin”, shqiptarët presin për të vënë tenxheren në zjarr

28 Shtator 2021, 13:43Politika TEMA

Deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve që u drejtua online nga Klotilda Bushka, por deputetët e PD e kundërshtuan.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Korreshi shprehet se 97% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet dhe presin “logimin” për të vënë në zjarr tenxheren dhe jo të dëgjojnë përrallat.

Reagimi  i plotë:

Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!?

Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.

Ne kundershtim te plote me me çdo norme.

Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.

Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.

Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.

Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.

Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes.

 

3 komente në “Deputeti i PD në Lushnje: Si t’ia shpjegoj mamasë “logimin”, shqiptarët presin për të vënë tenxheren në zjarr”

  1. Geno says:

    Alo ushnja ushnja…..

  2. Sara says:

    Allo bushka, krushka, si i do drute mushka?

  3. Albi says:

    po hik o pirdhu kujt po ja shet ate 97% ti. Shqiptaret as nuk e kane idene se cfare eshte varferia e vertete e bejne gjithe jeten si te vuajturit e botes.
    Sa per logimin, ky popull duhet ti therrase mendjes e futet ne shekullin 21, perndryshe tenxherja e fasuleve do i ngelet ne dore tere jeten….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje