Meta takon kryetaren e OSBE-së: Përpjekje dhe angazhim për krijimin e një rajoni më të sigurt për të gjithë

5 Tetor 2021, 16:44Politika TEMA
Meta takon kryetaren e OSBE-së: Përpjekje dhe angazhim për

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ann Linde.

Meta shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë roli, përpjekjet dhe angazhimi me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.

“Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tone”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje