Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King-Smith ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Smith shkruan se reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi kanë qenë në fokus të takimit me kryeministrin Rama.
“Një nder që diskutuam me kryeministrin Edi Rama për qëllimin tonë të përbashkët të fuqizimit të bashkëpunimit në sektorët prioritarë si: reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi.
Ne u angazhuam të rritim dhe forcojmë marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale”, shkruan ambasadori britanik.