Përse duhet ndëshkuar Lulzim Basha për qëndrimin ndaj Flamur Nokës?

13 Tetor 2021, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha Meriton një ndëshkim për Flamur Nokën. Një nga ato ndëshkime që në fakt e meriton çḑo lider politik në Shqipëri, që ka në ekipin e tij figura të tilla.

Sëkëlldia që ka pushtuar Partinë Demokratike për “drejtësinë” e vendimit të heqjes së një grade të Flamur Nokës nga një Komision parlamentar, në fakt tregon fajin real dhe peshën e përgjegjësisë së Lulzim Bashës.

Lulzim Basha e ka argumentuar heqjen e spaletës për shkak të rolit të Nokës si dezinformues i qëllimshëm i mbledhjeve të Kryesisë së PD. Mbështetësit e Nokës kanë vënë kujën se ky është fundi i PD. Bile disa e quajnë dhe fundi i Shqipërisë.

Ata që janë kritikë të Bashës por dhe të Berishës, sërish duan të duken të balancuar dhe kërkojnë llogari për shkarkimin e Flamur Nokës.

Në fakt, Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare, një standard poshtërues për çdo të ri që synon të merret me politikë në këtë vend, nuk duhet të turpërojë një lider që e shkarkon, por kur e emëron.

Një nga gjërat e qëllimshme të mija si gazetar kritik me PD, ishte mënyra se si përpiqesha të degradoja ekipin e Berishës duke i imponuar atij nxitjen e karrierës për figurina qesharake. E bëja këtë, pasi duke njohur Sali Berishën, ai pikërisht pse e shikonte se ishin në shënjestër si figura qesharake, i ngrinte në detyrë.

Dhe vetëm pse Flamur Noka u bë personazh qesharak nga gazeta jonë, Sali Berisha e mori nga roje godine të PD, dhe e bëri ministër të Brendshëm, derisa degradoi imazhin e pushtetit dhe humbi me 1 milion vota kundër.

E ka bërë këtë dhe me figura të tjera dhe për këtë ndjehem i “vlerësuar” prej punës së tij.

Deri tek Sali Berisha e kuptoja. Por fakti që Lulzim Basha vazhdonte të mendonte se Flamur Noka ishte një idiot i dobishëm, është një pikëpyetje e madhe për të.

Detyra e një lideri politik, nuk është vetëm të fitojë, por dhe t’i formojë Shqipërisë një sistem vlerash me të cilat vendos një standard politik normal, që së paku të përfaqësojë shoqërinë.

Flamur Noka, nuk përfaqëson as budallenjtë, as injorantët, as trafikantët, as hajdutët e xhepit, as të korruptuarit e shtetit. Ai është gjithnjë më i keqi i tyre, më qesharaku, më i pështiri kur vjedh, më banali kur krekoset në pushtet, më injoranti kur flet, më i padituri kur jep mend, dhe më i ekspozuari dhe kur tenton të vjedhë.

Mjafton të kujtojmë faktin se për të përfituar tri shtëpi nga Enti i Banesave në Sarandë me 2008, kur ishte kryetar i Bordit të Entit të Banesave, i ka dhënë apartamente ne Sarandë, dy vëllezërve nga Kukësi që jetojnë në Bruksel, dhe një kunatës së tij. Çfarë fantazi prisni nga ky tip dhe si hajdut?

Tani që Lulzim Basha, jo për këto arsye, por për arsye të vetat, e shkarkon këtë, ne mund ta kritikojmë Lulzim Bashën vetëm pse e ka vendosur deputet këtë njeri. Fakti që e ka hequr, tregon se ka bere detyrën me vonesë. Kjo e lehtëson nga mëkatet, por jo nga të gjitha.

Nuk është pak ta mendosh qoftë dhe një herë në këtë jetë, që ky njeri duhet në politikë. Dhe Lulzim Basha e ka humbur këtë provim. I është dukur mbi një herë, që nuk është idiot.

18 komente në “Përse duhet ndëshkuar Lulzim Basha për qëndrimin ndaj Flamur Nokës?”

  1. Adi says:

    Bravo Mero!! Je NJISH si gjithmone!

    1. Fahri spiuni says:

      Artikull shum i sakt per kete injorant.

      1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

        Po te ishte dikush tjeter, do ishte hedhur nga kati i 15-te mbas ketij artikulli. Por Muli Jo. Vetëm Muli Jo.
        Sepse nuk e ka kuptuar. Edhe mbasi e ka lexuar, ka thënë:
        “A thua ta ketë patur per mua Mero Baze kete artikullin? Nuk ka mundësi. Pse vetëm une jam Mul Noka? Ka plot te tjerë.”

  2. bankieri says:

    Ha ha ha ha E ka bere edhe me te tjere thote Baze ku ndoshta kerkujt nuk i shkon mendja qe e ka bere me Bujar Nishanin kur rruante SHQUP-in njehere e nje kohe dhe Godinen e BK AMT sot!Je fantastik Mero shume i holle humori Juaj.

  3. Na fal enver says:

    Nese dihet se mentori i serberishes eshte antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave ELEZ BIBEROVIQ..
    .
    nese dihet se kumbari i lul bashicit eshte damir fazllic qe rrinte pas bythes se tom rixhit..

    ajo qe eshte akoma me tmerreshmja eshte se flamur nuka ka dajen e tij mentor qe ka qene GJENERAL I UDB MYRTEZA ZHVINKI dhe asnej nuk ka burrei ne shqiperi tja thote kete fakt te dokumentuar….

    A ishte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Tema nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Flamur Noka theu kufirin kamunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.
    .
    MBAJENI NIPIN E GJENRALIT UDB DHE LERENI TJU PSHURRE POR JU LUTEM

    MOS SHANI ENVER HOXHEN SI DIKTATOR SE PASKENI QENE JU CA PULASTRENE QE PO JU PSHURRIN NE QAFE CA MONSTRA SERBE BILES KA ARDHUR KOHA TE THEMI
    .
    NA FAL ENVER

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Te vendosi helmeten e gjermanit ne koke kur hyn ne Parlament, se I duhet Saliut per uturak. Dhe ky eshte I vetmi kamikaz nga i gjithe grupi qe e mban me nder. Kur e them kete, nuk eshte figurative, por behet realitet po ti thote Saliu.. Si ka mundesi ka punuar ky injorant ne majat me te larta qeverritare ?!?! Si ka mundesi ky pagohet si deputet me leket e taksapaguesve. Ore qeverri, si pagoni ju pensjone me nje term deputet ?!?! Si pagoni ju gomenj dhe rrisni borxhin publik te hane keta te paafte si ne kohen e komunizmit?!?! Si puna e ketij, as pastrus halesh nuk bejne.. Ore qeverri, per 8 vjet llogari me gjysem Parlament pagues e keni bere llogarite sa perfiton buxheti I shtetit?!?! Ci doni keta gomenj mor?!?! Ti je vend I varfer. Amerika ka 100 senatore.. Ci do 140 deputete ?!?!. 80 veta dhe do jeni prape shume.. Ul borxhin or tej se keta pagohen qyl.. Pa ide, pa intellect, kamikaze..

  5. Dee says:

    Me fjalë të thjeshta, por të vëerteta. Mero?.

  6. Brigada konfuze says:

    O shoku “Na fal Xhaxhi Enver”
    Po sipas ketij çarçafi qè ke shkruar del qe Muli qënka shumë I zoti. Qënka James Bondi malokar. Nderkohe Mero thotë që Muli është kokra e idiotit, ikona e sharlatanizmit. Tani kë të besojmë? Personalisht jam I prirur të besoj Meron.

    1. na fal Enver...e kishte hallall dajakun brigada konfuze me Noken ne krye says:

      Po Noka eshte i zoti si CUB GANGSTERR ndaj ju pulastreneve te shoqerise shqiptare dhe policise frikacake te Rames se MEROS

      Ka disa raste qe Noka eshte perleshur me police trup me trup ku me skandali ishte kur e burgosen Xhelal Mziun ne dhjetor 2013 Luli baske me Noken kane hyre ne ambjentet e Policise dhe Basha q quante Mandela e Shqiperise kurse Muli mori nje polic “zhak” dhe i tha mos prek me dore se te qi nonen bashke me brigaden konfuze..Noken nuk ngopem ta shoh ne litar por mbijeton nga dobesia apo debiliteti i juve te brigadave te leshit kimes.

  7. Taulant says:

    Akoma me Noken&Co.
    Bastardi kryeminister do të emetojë eurobondin e pestë në tregjet ndërkombëtare me vlerë afërsisht 700 milionë euro.
    E mbushi qeverin me kurva e horra te pangopshem qe konsumojn biftek 700 dollar tek Nustreti ne Dubai.
    Merr borxh te shlyej borxhe …. dhe Merua merret akoma me te vdekurit qe kane 8 vjet qe kane ikur nga pushteti.

    1. Taulant says:

      O kopetent me thuaj qofte edhe nje shtet te vetem qe nuk mer borxhe!

      1. Taulant says:

        Greqia merrte borxhe per te paguar borxhet dhe ne 2010 falimentoi.
        Po mos te ishte ne BE do ishte katandisur si Shqiperia e viteve 1991-1992.
        Po falimetoi Shqiperia prej borxheve kush do ta ndihmoj?

  8. Sqarim says:

    O “na fal Enver ” jo i paske lexuar por i paske ngrene gazetat mor qyqar. Po jane taman rrotekaristat si ti qe tollovisin miletin.
    O rrote eshte Demokraci tani, Enveri ka vdek, me thashetheme kafenesh nuk denohet me robi.
    Po pate fakte dergoji tek organet kompetente se edhe urrejtjen e paske me bollek.

  9. Zenuni says:

    Një miku im përsëriste kurdoherë: Berisha ka aftësi të paimagjinueshme; në një thes të mbushur plot me piçka, ai fut dorën dhe çuditërisht, gjenë të vetmin kar brënda tyre për t’a ngritur në detyrë. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Nokën, për Berishën kjo përbën ligjësi.

  10. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    Muli, eshte Simboli i idjotesise……..detyra e tij ishte ” te shkaterronte” Kundershtarin me te gjitha menyrat…….Mulit ju dhane te gjitha Mundesite ta perdorte “Akullthyesen” e tij kundra Partise Armike ne krahun tjeter te Arenes Politike………Meqe u tregua i “Zoti”….Sal Ram Berisha e beri Minister………Sal Ram Berisha e mban Fjalen karshi Kamikazeve…….Zogu i Thiut, Muli i Mulajve, lufton edhe sot per Baben…….
    Sa e forte paske qene oj Shqipni……..Simbolin e Idjotesise e kishe Deputet, Minister dhe tash prap Deputet………dhe demokratet cuditet pse ai ven do edhe 100-Vjet te behet Shtet……..Faqja e zeze o Sal Ram Berisha………Faqja e zeze o Serb i mallkume……Zoti tmarrt hak aty ku te dhemb ma shum…….

  11. nul moka says:

    Cdo koment tjeter mbas komentuesit “ Na fal Enver” eshte i pavlere.

    1. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

      Shume e sakte kjo qe thua po ka ca debila qe ju duket vetja shume te zgjuar…..po nuk njohe te kaluaren, nuk mund te kuptosh te tashmen dhe aq me pak te ardhmen…….ky eshte niveli yne

  12. Sul Koburja says:

    Mul Noka eshte simbol,sigurisht per keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje