Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet paketa Fiskale e cila shoqëron projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”, u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe demokratit Edmond Spaho.
Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë fjalës së tij kundërshtoi ministren Ibrahimaj. Ai tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët po goditet bujqësia, ndërsa Kuvendi vijon të mbajë ende në fuqi favorizimet për birrën.
Por atë e ka kundërshtuar deputeti demokrat Edmond Spaho.
Braçe: Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim.
Kush ka qenë kriteri, sepse të godasësh një sektor siç është bujqësia, ndërkohë që shumë më tepër para, sepse e thashë dje dhe vijoj ta them, që më vjen turp që në këtë Kuvend, sa kohë kam i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe më pas tërhiqet, është birra, birra, që turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë ju duhet që të ulin kokën dhe të ngrenë dorën dhe të mbajmë në fuqi atë favor për biznesmenët e birrës.
Dhe meqë e kam parë dhe e kam lexuar që është në listën e FMN, që të hiqet ai lloj favori që bëhet te birra, dua të di cili ka qenë kriteri që keni zbatuar??
Spaho: Po ju e dini….
Braçe: Pse ndërhyni, ca duhet të bëj unë ta mbyll, po mirë mo po e mbyll… (largon mikrofonin)
Spaho: Thoni arsyen e vërtetë, mos bëni sikur nuk e dini, duhet të thoni nuk bëhet për këtë arsye
Braçe: Më vjen turp që jam në Kuvend dhe nuk kemi miratuar heqjen e favorizimit për birrën
Deputeti Braçe ka kërkuar sqarim nga Ministrja e Financave edhe për vendosjen e taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve, ku tha se ato do të pahgujanë vetëm atë taksë apo si gjithë të tjerët.
Vazhdoni ta varrosni bujqesine.
Bravo Brace….e bejne qe te japin vete subversion tua jene nevojen….me ate skeme nuk shkonte kush ne ninistri per fonde….skema bujqesise kur ishte me 20 e shtoi interesin e bujqeve……por fatkeqsisht aty nuk ka me specialiste por vetem velina