Berisha denoncon Gazment Bardhin e Gjekmarkajn: Kanë shkuar në Milano për modë dhe të blejnë rroba tek Zara

6 Nëntor 2021, 09:43Politika TEMA
Berisha denoncon Gazment Bardhin e Gjekmarkajn: Kanë shkuar në Milano

Portali i familjes Berisha, duke u bazuar tek disa foto të publikuara në rrjet, ka denoncuar disa deputetë të PD, se kanë shkuar në Milano për të blerë rroba.

“Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vizituar Milanon, qyteti më i shtrenjtë në Italinë e Veriut dhe njëherazi kryeqendra europiane e modës.

Në krye të deputetëve demokratë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj (mban maskë), ai i Lushnjes, Saimir Korreshi, deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i Matit, Kreshnik Çollaku si dhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati.

Ata janë fotografuar nga një shqiptar rezident atje, në një prej lokaleve më të shtrenjta të Milanos i cili në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ shkruan se vetëm fatura e pijeve që konsumuan deputetët shkoi 250 euro.

Me rastin e kësaj vizite deputetët nuk kanë harruar të bëjnë edhe shoping, te dyqanet e shtrenjta të Zara-s në Milano

Mësohet se deputetët kanë udhëtuar këtë të premte drejt Italisë, nisur nga fakti që ata munguan gjatë punimeve në komisionet parlamentare ditën e sotme.

Nuk dihen arsyet e vizitës së deputetëve demokratë me Gazment Bardhin në krye, në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim”, shkruan ky portal.

Është për të qeshur në fakt, por ia arritëm edhe kësaj dite, që Berisha të denoncojë deputetët e PD.

23 komente në “Berisha denoncon Gazment Bardhin e Gjekmarkajn: Kanë shkuar në Milano për modë dhe të blejnë rroba tek Zara”

  1. JON says:

    Keshtu qe pasuria jote eshte djersa e popullit qe vodhe duke ja kaluar edhe ESKOBARIT .

  2. CHRIS says:

    E Verteta
    Ndoshta paguan 250€ per pijet por dyqani ZARA nuk ben pjese ne dyqanet e modes se shtrenjte per tu stigmatizuar deputetet. ZARA eshte dyqan popullor jo i shtrenjte, mos krijoni iluzone te gabuara
    Chris.

  3. Agimi says:

    …ne dyqanet e shtrenjta te Zaras! O injorante, o te ligj . Ju ka verbuar urrejtja kunder Ameirkes dhe gjithkujt qe eshte me Ameriken e jo me liderin tuaj non gratta. Shkoni pak te Tegu e shikoni. Zara eshte marka e çmimeve popullore nen mesataren dhe te lira. Shume poshte markave casharel a pirree cardin, biles me poshte se massimo dutti. Ligesia ju kthehet ne fytyre. Ne vend qe ti baltosni deputetet armiq, i propagandoni duke na thene nuk kane para te blejne na dyqanet e shtrenjta.

    1. Roberto says:

      O Agim qetesohu dhe kthjellohu sepse injorant ne kete rast i bie te dale Berisha sepse ai e ka publikuar rastin. Komentet per dyqanin Zara jane te drejta sepse aty nuk eshte se ka ndonje gje aq lluksoze sa te thuhet sikur ke blere ne Louis Vuitton,Armani apo Gucci. Zara eshte nje dyqan per te rinjte dhe nuk shquhet per ndonje cilesi te larte.Dyqan i zakonshem. Fundja kushdo qofte ka te drejte te bej pazar kudo. Rrogat i kane te mira,perfitime te tjera besoj se kane plot e si rrjedhoje do e shijojne jeten si majtas ashtu dhe djathtas. Edhe ne po te ishim ne vendin e tyre te njejten gje do benim.

  4. Ari says:

    Perfundimisht eshte i rrjedhur. Dikush qe eshte kundershtar i tij, gjithmone do ti flas per gjera anesore, jo per idete e tij. Vini re, kurre ai nuk merret me ate qe thone kundershtaret, por me personin , me ane te tij.
    Primitive qe le fatkeqesisht gjurme te opinioni shqiptar.

  5. Kjo tregon se berisha eshte komunist i pandreqshem.

  6. Linda says:

    Kane patur me vete biznesmenin dhe veshjet e Zarës nuk janë të shtrenjta.

    1. Luli says:

      Qenka dhe Afrim Krasniqi

  7. Artan says:

    Spiun dhe intringant profesionist, llazore komuniste

  8. gjergji says:

    Nuk kan pune tjeter malcoret e katundaret ,drejtues e militant te PD.Vetem “vrojtojne”.VEPRIME TIPIKE TE “PAGDHENUNVE” PE MJEKER E PAMJEKER,thjeshte veprime femijesh te pandergjegjeshem te njajte me psikologjin e tyre.
    Zoti i dhashte mend e i ndihmoft

  9. Trapajane nga lushnja says:

    Jo mor zoterij.Ai deputet i i lushnje ka shkuar te gjeje ku thyen turinjte mijte ne Milano.Ky eshte mision humanitar….more.

  10. Lymi Tutit says:

    Per te mos u keqkuptuar,Berishen e urrej per shumeçka i ka shkaktuar ketij vendi,por veçanerisht edhe per “promovimin” e nje edukate te pergojimit,deri ne banalitete,te çdo kundershtari politik !! Tani tek fotot e mesiperme……… weekend me gravata,nuk kam pare…edhe ne bote i gjen me “gishtat e dores”,lere me kepuce me qafa,apo çorape te kuqe te “futura” ne kepuce ku “therret kiameti”……… ne fakt,duket nje udhetim “abuzues”,ose me parate e partise ose me dhurate “biznesman’i”……… pjata te mbushura me te njetin “produkt”,si per ate qe pin uje ose xhus edhe per ate qe pin birre ! Imagjinoni personazhet e ketyre fotove,neser te jene “udheheqesa” ?! Lymi Tutit

  11. On says:

    Fshatare komplet….xhaketa kraheve si kooperativist

  12. fatjon says:

    mos e egzagjeroni se nje aperitiv ke tarraca rinascentes perballe Duomos po pijne (maximumi 15 euro per person) pastaj Zara eshte dyqan varfanjakesh .. mos i bini ne qafe kot se skane tregu ne i luks te madh. sidomos ne qe kemi qene dhe e dime qe per te shkuar te ai lokali kane hyp pes katet e nje qendre tregtare ku shiten markat me te famshe ne bote dhe kto kalojne me cante ZARA ? figura di merda

  13. Juliano says:

    A e kuptoni ku arrin pafytyrësia e këtij mostre, ky paguan njerëz për të bërë të tilla shantazhe, sepse i tillë është karakteri i berishës. Turpi është për të gjith ata që mendojnë se ky killer do t’ku kthejë dëshirat për vrasje apo shantazhe siç bënin në kohën e tij. Një gjë më vjen mirë nëse ky arrin që t’ja lërojë ramës e të gjith kundërshtareve të tij, pssi ky dhe i vdekur në moshë jua lëron fisin këtyre bythacakëve që bëjnë vetëm lloqe.

  14. am says:

    Une s’kam ndonje simpati per keta hajvanet e PD. Keta jane te gjithe nje bande zagaresh te pandreqshem.

  15. nord.al says:

    Jo vetem xhaketa kraheve por edhe me kravata gje te cilen nuk e sheh me ne kohet moderne. Kravatat dhe kostumet vishen vetem e ceremoni dhe institucione qendrore. Ne te kundert je katudare ric jane shumica e banorve te Tiranes.

  16. redi says:

    Ne Shpiperi se shpejti del nje parti e re ajo quhet LAA ( LEVIZJA ANTI AMERIKANE) me ne krye shokun SALI RAM BERISHA….. ne te mund te marin pjese dhe “vllazen” nga Kosova si ata te VV…..
    O Zot ruaje kete vend nga te cmendurit.

  17. toni says:

    dyqanet e shtrenjta te ZARA-s ??????
    ky qe e ka shkruar sja paska idene fare ….lot lot varferi mendore ,intelektuale e cdo gje tjeter…

  18. geri says:

    jane tek restaurant MAIO ne duomo ,menune mund ta gjeni online(cmime krejt normale per italine) ato djathrat psh qe ka Gaz Bardhi bejne 17 euro ….thellohuni pak ,rrisni pak aftesite kerkuese online qe mos flisni budallalleqe pastaj .
    Ai qe thote pastaj rrobat e shtrenjta te ZARA,duket qe ska shkelur kurre ne nje dyqan te till por e ka me te degjuar ?????

  19. Muhameti says:

    Kane shkuar te shikojne ndeshjen Milan – Inter qe luhet te dielen ne darke. Edhe ata jane tifoze futbolli.

  20. tonia says:

    Gazment apo Gazmend?Ju gjithenje ngaterroni “t” me “d” ne te gjitha fjalet shqip qe mbarojne me shkronjen d.

  21. Vlesh, pune PD-je. says:

    Denoncim kot!
    Nuk mundetvv qe 13 Deputet te bejne pisllik si i thote menja Sals.
    Salua vazhdon vetem te percaj PD.
    Sale po mund te ndodh qe te kerkohet imuniteti. Si i behet? S’jane pak 13! + PS!
    E mer Ram E. futi i plan deri ka 2040!
    U pa puna!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje