Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, 'Komisioni i Rithemelimit' të Berishës: Është nul, mos shkoni

12 Dhjetor 2021, 14:00Politika TEMA

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, organ që u krijua një ditë më parë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit të PD  u bënë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur sot nga Lulzim Basha.

Në njoftimin shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se Basha është shkarkua si kryetar dhe për rrjedhojë mbledhja e njoftuar për sot është nul.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të Kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për të përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së re!

Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.

Ju bëjmë thirrje të bojktoni mbledhjen dhe mos bëheni pjesë e paligjshmërisë!

Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjesë e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës. Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!

Komisioni i Rithemelimit

2 komente në “Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ‘Komisioni i Rithemelimit’ të Berishës: Është nul, mos shkoni”

  1. Buda says:

    Pushka-top Lulzim Basha!

  2. NY says:

    O idiotë, Luli eshte i ligjshem në detyren e vet ju rregjistrohuni në gjykatë dhe bëhuni të ligjshem. Luli është aguridhe por ka të drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje