Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm.
Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021.
Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike.
Pas shpërndarjes së listës prej 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, ku nuk përjashtohen edhe pagat e inspektorëve të Shërbimit Informativ, të Ushtrisë, Policisë dhe agjentëve të saj, Prokuroria deklaroi se ka nisur verifikimet për dyshimet e përhapjes së sekretit personal në bashkëpunim.
Tabela e plotë ka zbuluar materiale që cënojnë jo vetëm privatësinë e individëve të zakonshëm, por rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare.
Dokumenti me pagat e qytetarëve po shpërndahet masivisht përmes rrjetit Whatsapp dhe platformës Tik Tok dhe mund të hapet nga çdo pajisje elektronike.
Por si doli ky dokument?
Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë.
Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.
Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.
Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Hetimet e Prokurorisë ndërokë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.
(TemA)
Tani fillojne gjyqet kunder qeverise per cent te te dhenave. Psh nje CEO banke qe fryhet rrugeve klubeve restoranteve te Tiranes tere diten merr 18 000 000 leke ne muaj. Banka e tij sle pisllek pa bere edhe per 100 lek ne kurriz te njerezve si banke kursimtare ne favor te njerezve. Tani Ceo (si edhe dikur Fullani) do ti kerkoje shtetit dëm per privacy te cënuar. Shuma qe Ceo po Loddon neper dhembe eshte gjysem milioni euro. Dele behuni gati ti paguani edhe keto se qeveria e Edvin Llapes ka prioritet kush perlan me shume fiton zgjedhjet
Jane kodoshat e lul sumes qe bejne keto pune kriminale,por faji ashte Edi Rames qe i la ne pune dhe nuk i qeroj sic bante shpellari,ai Artan garibi qe njef kriminela pate thane se lylka ka nje kaset,dhe kjo ashte
NUK MUNDE TE QUHET SKANDALE PASI KJO LISTE ESHTE NE DUART E 1000 PUNONJESVE TATIMORE POR ESHTE E DENUESHME .PASI NUK KE TE DREJTE .
E RENDESISHME ESHTE TE ZBULOHET PERSONI DHE QELLIMI PERSE E KA BERE
PERSONALISHTE MENDOJE QE DO JETE NDONJE TALIBANE PARTIE NE BASHKPUNIME ME NDONJE GAZETARE TE TIPIT BUSHATI , SHKULLAKU TE CILET SEMUNDJA I KA MPOSHTUR KAQ SHUME SA PER TE DEMTUAR EDI RAMEN RREZIKOJNE KOKEN DHE FAMILJEN E TYRE ME 15 VITE BURGE .
KJO TREGONE QE NJERZIT QE PUNOJNE NE ADMINISTRATE NUK JANE TE PERGJEGJSHEM PER RENDESINE E PUNES QE KRYEJNE KJO VJEN NGA KULTURACE DOBET SI POPULL KU SIC THOTE DHE PROVERBI ( NGA INATI SIME VJERE SHKOJE E FLEJ ME MULLIXHIN )
Pas sekretit te bombes atomike ku u denuan rozemberget,ky eshte sekreti me i madh dhe ka rene ne dore te armikut.
Nga te dhenat e exel del emri Moza (Mimoza) Seraj qe eshte pergjegjese sektori te Drejtoria e Pergjitshme e Tatimeve. Te dhenat ne kete format jane vetem ato qe kane tatimet.
Ne kete skandal do e haje me i dobeti qe nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Ne kete rast Moza e shkrete. Qeveria del e lare, por populli nuk eshte budall.
Emri qe keni gjetur eshte connection jo creator
Ky nuk eshte skandal; KJO ESHTE TRANSPARENCE qe ta marren veshe bagetia popull dhe te shkojne tu shqyejne shtepite dhe po s’e bene , harram e paçin; fillimi ne Lalez dhe policija te mos nderhyj. Ai qe e ka bere, duhet ti sigurohet qe tere jeten te mos punoje dhe ju lumte. Kur Andi Bejtja qe ka gruan kushtetuese merr nga Bexheti 18 miljone, çfare prisni nga gjykata kushtetuese?! I dilni zot vetes se kane 30 vjet qe po ju xhvatin.NUK ESHTE SKANADAL, ESHTE TRANSPARENCE !
Sigurisht eshte bere me qellim o Mero. Vazhdon strategjia e tipit Babale per te prodhuar medoemos tablo nxirese te qeverisjes, me synim ta breje dhe rezoje Ramen
Hall te mesosh te verteten, Hipokrizine, e “baballareve” te Demokracise 1991-2021
Hall te jetosh me rrena Demokratike!!!
Mos kini frike nga e Verteta
Nese nuk iu “djeg miza nen kesule”
Hiqni kesulat
Te shpetoni kokat
.
Me duket se keto rroga te majme te Medias, do fillojne pastrimin e Medias nga llumi.
Ketu behet pislleku me i madh qe ekziston.
Zyrtari, kuptohet qe ben korrupsion, por ka edhe paaftesi.
Ndersa kjo e Medias eshte skeme e paster korrupsioni.
keta qe kane bere kete jane hacker kosovare te lidhur me Sali Berishen dhe Lylzim Bashen Ata bejne keto pislliqe cdo dite ne internet Duan te shkaktojne turbullira per Qeverine e Edi Rames Prokuroria duhet te marre eksperte te FBI dhe ne pak dite ata e gjejne kush e ka bere kete krim
Nuk eshte “Sekret personal” sikur se citohet me siper por SKANDAL_SHTETEROR…,dhe kemi jo “Hacker”..por Kriminel te rendomt qe kane Kopjuar,me pas siguruar te dhenat,dhe shperndare….kjo eshte nje Lloje sikur se ata “Heronjte” e Kulles se vrojtimit ne Aerodrome…pra kemi te bejme me njerez te paguar…mire…qe rrezikojne Interesat Kombetare..dhe kjo eshte e denushme ne te gjitha vendet e botes…
Mbrapa kesaj skene qendron Sali Berisha dhe Banda e UDB-s ne Shqiperi..lol
ca do me ai popull te degjoje qe te ngrihet kunder tiranise qe ja ka marre shpirtin per 100 vite? Ca kerkon me shume te shohi ai popull pabuks qe kenaqet me nje kafe dhe me 100 mij lek dallavere atje e ketu qe te cohet dhe te permbysi tiranite e te marri fatet e veta ne dore qe i kane marre shpirtin per nje shekull?