Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku dorëzoi banesat për 500 familje të prekura nga tërmeti.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ngurroi të thumbonte opozitën, duke thënë se qeveria ofron banesa, ndërsa PD, vetëm brava, duke kujtuar këtu krisjen e brendshme të asaj partie.
“Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje, e keni ju e ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde dhe që kushtojnë shumë shtrenjtë, këto shtëpi dhe ato që kishin njësi shërbimi më parë do të jenë falas, me dokumente pronësie e duke qenë se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos iu ndërrojnë bravën.
Ajo partia e shumicës këtu, aman ngrini dy gishtat se më mori malli. Këtu është shembulli që rindërtimi është bërë për të gjithë familjet shqiptare të prekura nga tërmeti. Për të gjithë ata që mund të kenë dëshirë të bëjnë fotografi me mua kur vij këtu. Rindërtimi është një program për shqiptarët, që në momentin më kritik ne ishim vendosur të mos e linim vetëm, t’i gjendeshim pranë dhe nga dheu do i nxjerrë lekët. Edhe princi i kurorës, i Emirateve të Bashkuara ka financuar një lagje model që do të bëhet në Durrës.
Ashtu sikundër edhe fondacionet e subjekteve shqiptare që kanë bërë edhe ata punën e tyre. Por masivisht ky program është financuar masivisht nga qeveria shqiptare. Kjo është çështje zemre, bindjeje që kur ne në momentin që u sfiduam nga një fatkeqësi e natyrës duhet t’i provonim vetes që ne nuk mposhtemi. Atëherë kur sfidohemi nga e keqja ngrihemi më të fortë.
Nga kjo sfidë dalim më të fortë. Kjo do të thotë që çdo familje që u rrënua sot ta ketë shtëpinë më të mirë e ta ketë falas. Është i vetmi program rindërtimi pas tërmetit, ku familjet nuk ngarkohen me asnjë qindarkë e detyrimi. Shumë shpejt do të vij viti që do të jeni të gëzuar dhe në këtë prag viti të ri, familjet që kanë 2 vite që presin do të marrin një shtëpi, një apartament”, tha Rama.
EHH IDIOT IDIOT, JAPIM THOT EDHE PER ATA QE NA SHAJN ME LIBER SHPIE, A THUA SE PO I JEP NGA ZEMERGJERSIA JOTE JO SE I TAKON ME LIGJ.
AHH MOR RAME SA INJORANT DHE KALAMA QE JE NGA TRUTE.
LARG QOFTE TE KISHIN SHTETET E MEDHAJA NJE KM SI TY, DO KISHIN IK PER LESH TE GJITHE.
COPE INJORANTI
Ke shume te drejte KM. Njeri si juve nuk i vjen me Shqiperise. Te gjithe qe te shajne sot neser kur te mos jesh me KM do te te kerkojne me kepuce hekuri thote nje fjale e popullit. Gjithe keto ndryshime qe ju dhe qeveria juaj i ka bere Shqiperise ne kaq pak vite dhe duke ta lene te rrenuar arken dhe vendin qellimisht nga Sali krimineli i vlereson shume .Kush ka vene syze dielli nuk do ti shikoje jo se nuk i shikon dhe ju prap punoni dhe per ta.Kjo do te thote ju doni popullin tuaj e punoni per te pavaresisht bindjeve politike. FALEMINDERIT i nderuar KM.