Protesta, deputeti i PD: I shërben interesave të vetëm një personi, 8 janari do të mbahet mend si shkëputja nga hijet dhe dhuna e së shkuarës

10 Janar 2022, 16:40Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj selisë së Partisë Demokratike nga mbështetësit e ish-kryeministit Berisha.

Xhaferaj deklaroi se dhuna kundër selisë blu i shërben interesave të vetëm një personi, ndërsa shton se  se 8 janari do të mbahet mend si dita e fundit e një Prtie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës.

“8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi.

8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj”, shkruan Xhaferaj në Facebook.

2 komente në “Protesta, deputeti i PD: I shërben interesave të vetëm një personi, 8 janari do të mbahet mend si shkëputja nga hijet dhe dhuna e së shkuarës”

  1. Morrat e Kuq says:

    Prandaj qenke kaq idjot or Ferdinant, sepse ne muret e shpelles tende paske fotot e kryeshpellarit Sale dhe te manekinin Lul.

  2. goliku says:

    Eshte fatkeqesi qe nje gomar i tille qe e ka treguar veten qe eshte i tille, ne PD ka qindra djem e vajza te arsimuar te pregatitur qe meritojne shum me teper se ky idjot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje