Nga Ylli Pata
Prej kohësh po përjetojmë në opinionin publik një realitet më shumë virtual sesa në terren, një polarizim të skajshëm politik.
Ku si argument politik i ditës është “flirtimi” me rivalin apo kundërshtarin politik. Po përdoret morali i rremë i “pastërtisë” që njëra palë nuk duhet të diskutojë e bashkëpunojë, por të sulmojë e rrëzojë kundërshtarin.
E si rasti më i fundit ishte një deklaratë paraprake e Edi Ramës drejtuar mbështetësve të PD-së pas dhunës së 8 janarit, e më pas një bashkëbisedim, me ata që donin një komunikim në rrjetet sociale.
Se sa i vërtetë, e sa i thellë ishte komunikimi i Edi Ramës me anëtarët e PD-së, kjo duhet parë, megjithatë kryeministri e dha një mesazh publik pas tmerrit të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike.
Ishte Mustafa Nano i pari, por edhe të tjerë që sulmuan Ramën, e i bënin thirrje që të mos provokojë e të rrijë larg demokratëve.
Dakord, por i gjithë ky nxitim është më shumë një perceptim së paku semplist, e që nuk ka bazë në realitet.
E para Edi Rama është një aktor politik në fushë, e mund të dërgojë mesazhe publike për këdo. Jo demokratëve? Provokacion në këtë situatë të rëndë? Nuk është ndonjë gjë e re në fakt, pasi edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, edhe Ilir Meta e të tjerë, kanë dhënë mesazhe për socialistët në kohë krize, madje kanë bërë manovra për të depërtuar në frontin kundërshtar.
E dyta është realiteti politik që askush nuk e përmend, por që është një fakt dy dekadash. Edi Rama, është një nga, në mos i vetmi lider i së majtës që ka marrë rregullisht vota jashtë “gardhit” politik të së majtës.
E këtë e ka realizuar me anë të një aksioni të gjatë e konsistent që kur i hyri betejës për kreun e bashkisë së Tiranës.
Flitej për 12 mijë deri në 20 mijë vota që Edi Rama i ka marrë në mandatin e parë, të dytin, madje edhe të tretin në përballjen me Sokol Olldashin, në basenin politik të qetë të së djathtës.
E këtë Rama nuk e ka bërë natyrisht jo vetëm me thirrje e diskutime, por edhe afrime të njerëzve, grupeve apo edhe zërave që vijnë jashtë të majtës.
Përfaqësues të lëvizjes së dhjetorit, duke nisur nga Blendi Gonxhe, ish-të përndekur politikë të regjimit komunistë, biznesmenë afër PD-së, apo edhe njerëz që kanë histori në PD e në harkun e së djathtës janë prej vitesh ai që mund të konsiderohet enturazhi i tij i afërt.
Në këtë logjikë, Rama ka pasur një kundërshti mjaft të fortë nga e majta, pasi disa herë socialistë të ndryshëm që e kanë konsideruar këtë si dëshmi e mos alokimit natyral të Edi Ramës në të majtë.
Për të ardhur më pas tek sjellja e eshtrave dhe nderimi shtetëror i Mit’hat Frashrit me një fjalim kryeministror, ç’ka ishte një sinjal i fortë për të djathtën nacionaliste shqiptare.
Mund të ketë realisht mjaft akuza e kritika ndaj Edi Ramës, apo edhe pretendime se ai është provokator në këtë gjendje që ka pllakosur demokratët etj.
Megjithatë, këtu kemi një realitet që nuk është i ri, por që ndodh vazhdimisht, thjesht ajo pjesë e opinionit që ka fetën e Prime Time-s në televizione nuk ka dashur ta analizojë. Është marrë vetëm me kundërthëniet, të cilat janë vetëm një anë e medaljes. Mesazhi politik kur jepet, ka edhe anën racionale të atyre që dëgjojnë; pak, pak por kështu nis gjithçka.
E thelbi i këtij mesazhi meqë ra fjala, ishte për të lënë polarizimin e kthimin në një fazë më të qetë e normale të politikës shqiptare. E këtu, Edi Rama nuk është i vetmi, e kanë thënë shumë zëra të tjerë si; Preç Zogaj apo edhe aktorë të tjerë poublikë, jo vetëm ë paangazhuar por edhe pjesë të grupimeve politike në vend; në një formë apo formë tjetër. Analistët tanë nuk është hera e parë që kapen gafil nga realiteti që thjesht s’duan ta pranojnë…
MUC NANO ARJAN CANI ME SHOKE NUK JANE GAZETARE KANE THJESHTE TALIBANE PARTIE .
NE MOMENTIN QE MERE SHUMICEN E VOTAVE DHE ZGJIDHESH PREMIER MINISTRE NUK JE ME PARTIAK PO JE PREMIERE MINISTRE I GJITHE SHQIPTARVE DHE RAMA DO TAKOJE E FLASI ME DEMOKRATE SOCIALIS BALLIST ZOGIST ME GJITHE SHTETASIT SHQIPTARE .
POR KUR KE KATUNDARE QE JANE KTHYERE ME GAZETARE CFARE NUK DEGJONE .
NJERI THOTE POLICIA E NANOS
POLICIA BERRISHES
POLICISCE RAMES HHAAA O NJEREZ QE NUK NJIHNI CFARE ESHTE SHTETI POLICIA ESHTE E SHTETIT KA IKUR AJO KOHE KA MBARUAR KUR POLICI PERDORESH PER QELLIME TE MBRAPSHTA PARTISKE SOT KA SHTETE NUK KA SHAKA KOHA E BERRISHES MBAROI
IMAGJINONI NESE RAMA KISHTE HUMBUR ZGJEDHJET DHE KETA KRIMINEL TE PD DO DREJTONIN SHTETIN CFARE DOVTI NDODHTE VENDIT REGRES KOMPLET
Hyp, Komanar Edi, i PS dhe PD-se apo PPSH…LOL
Je shume gomar o Kolec ! Me debile si ty , nuk ia vlen vertet qe te kembesh as nje fjale .
po te ishte Berisha ne vendin e Rames do bente karagjozlliqe dhe do fuste hundet deri te familjaret e kundershtareve. Te pakten Rama ishte serioz dhe i sinqerte.
Fraza e fundit e artikullit eshte plotesisht e saktë. Rama i kap gjithmone gafil, rivalët dhe analistat, dhe nga kjo pastaj ata flasin “kodra mbas bregut”.
Duke gjykuar shumë ngushtë çuditen dhe nuk e kapërdijnë dot se si mund të flasë Rama me demokratët.
Para përfundimit të fushatës elektorale në 2013 Rama shkoi javën e fundit në tv Klan, kanalin më kundërshtar, dhe rezultoi shumë pozitive. Pak a shumë një levizje e tillë eshte dhe kjo. Rama flet me demokratët normalë, jo me ata që sulmuan shqupin(ruajna zot), dhe nuk po ju kërkon votën, kuptojeni mirë.
Dhe më e rëndësishmja, Rama nuk ja ka “frikën” asnjërit, i ka mundur dhe i mund sa herë të ketë zgjedhje, të bashkuar dhe të ndarë, me lsi dhe pdiu e pbdnj bashkë. Imagjinojini zgjedhjet e ardheshme se si do shkoje puna…..
Edi Rama doli tu flase Demokrateve, tua beje te qarte qe te dy Berisha e Basha jane njerez te mbaruar, luftojne per interesa personale.
Demokratet e Lacit, Durresit, Ndroqit, Vores, po e shikojne kushj i ndertoi shtepite, kush shkoi neper Bote lypi per ta.
Ata e dine qe Edi Rama nuk i la ne rruge, ne shi.
Prandaj te votosh per nje njeri qe mendon per familjen tende, eshte gjeja me e paket.
Kam degjuar disa persona, qe nuk e ndryshojne mendimin per Sali Berishen, sepse ju ka operuar femijen, ju ka bere nje nder ne spital.
Une i repsektoj keta njerez, sepse ne fund te fundit, cdo besim qe ke eshte interesi qe te shtyn te behesh me te.
Prandaj edhe sot, interesat e anetareve te PD, i mbron me mire Edi Rama se Berisha me Bashen.
Rama është “përtej së majtës dhe së djathtës”! Madje ai është më pranë të djathtës se të majtës. Ëndrra e tij ka qënë që të ishte kryetar i PD-së, por rrugën ia kishte zënë Berisha. Dhe pasi u prish me të kaloi te partia socialiste. Por ai nuk ka asgjë prej të majti.
Rama personifikon shumë mirë PD-në dhe PS-në bashkë. Berisha dhe Basha nuk përfaqësojnë asgjë tjetër, veç interesave të tyre personale dhe klanore. Sot Shqipëria ka nevojë për një parti vërtet tê majtë. Që mungon. Se për “të djathtë” na mjaftojnë Rama, Basha dhe Berisha.