Berisha ‘urdhëron’ Manjanin të sulmojë ambasadoren amerikane: Ka një hall të madh, gojët e liga thonë se Lulit...

29 Janar 2022, 13:00Politika TEMA

Ylli Manjani prej muajsh tashmë është kthyer në avokatin mbrojtës të Sali Berishës. Pas takimin të kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Manjani ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Manjanit hall të madh duhet të ketë edhe ambasadorja, që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë.

“Akoma më të madh duhet ta ketë hallin kur thotë se investimet Amerikane do ja garantojë opozita. A thua se qeveria ka bërë sherr me kunetërit…

Kurse atë muhabetin e demokracisë e ka shaka diplomatike. Opozita e atij,që ajo takon me kokë ulur te ambazhuri, është veç dallaver që ska asnjë lidhje me demokracinë. S’paska patur asnjëherë në fakt. E bëri Partinë Demokratike në parti Dallaveresh.

Po fundja njerëzia janë të lirë të takohen e të çmallen me njëri-tjetrin. Kanë edhe të drejtë ti bëjnë qejfin njëri-tjetrit, pavarësisht halleve që kanë”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Me tej Manjani, shtron pyetjen se sa viza ka dhënë ambasada e zonjës Kim për afganët e strehuar këtu përkohësisht.

“Gojët e liga thonë se as Lulit nuk ja ka dhënë vizën D… Nuk është se na plasi për këtë të fundit, por meqë ra fjala. Nuk është se nuk ka fjalë vërdallë…”, shkruan Manjani.

7 komente në “Berisha ‘urdhëron’ Manjanin të sulmojë ambasadoren amerikane: Ka një hall të madh, gojët e liga thonë se Lulit…”

  1. Murgu says:

    Pati të drejtë Fatos Nanos që të përzuri nga Kryeministria,je njeriu më pa shtyllë kurrizore në politikë.Çthurja e fjalorit tënd ndaj Ambasadores Amerikane tregon nivelin mizerabël jo vetëm të kulturës por dhe edukatës megjithëse vjen nga krahina.e.burrave të urtë dhe Burra,e jo burreca siç je ti.

  2. Koli says:

    Or cope mishi me kater sy,dhe te mendosh qe ky Loqe Manjani ishte Minister i LSI dhe nga figurat me te larta te LSI,mjere populli shkret cilet ka pasur dhe do kete ne krye.Nga krahu tjeter nuk ishte ky Lulezimi qe po na e afrohne kaq shume Amerikanet tani,gati me na treguar qe ne Amerika kete duam per Kryeminister,qe deri dje ishte Minister i Mbrendshem ne Vrasjen e 4 personave me Saliun,ne Vjedhjen e 270 miljonave ne Rrugen e Arbrit,ne Faljen e Detit Grekeve,me ze dhe figure bashke me Saliun,me vila ne disa shtete te Europes,me Lobim Rusesh,me problemin e Toyota Yaris,e me shume e shume te tjera.Ka mundesi mos na i nxirrni me keto Kufoma politike,please.

  3. Opinion says:

    Është e çuditshme më këtë tipin.Ky e mban veten për të mënçur.Për shumë kohë shikoj që ky tipi nuk ka ndonjë mendim të kualifikuar për probleme të drejtësisë,ka qënë dhe pjesë e administratës publike,sek/përgj.KM,ministër etj.Kohët e fundit po degradon fare se po merret me cic-mice takoi këtë,i tha kështu duhet t’i thoshte kështu.Prandaj nuk ka bërë hajër ky njeri se është marrë me thashetheme dhe llogje sepse nuk di të bëjë gjë tjetër(alias LSI në b….)

  4. Leon says:

    ky idioti Manjani eshte vetem nje burre -kurve

  5. Petrit says:

    ” Murgu”!
    Me ato fjalet e fundit per “burrerine” dhe “krahinen”, e ke qelbur.
    Me te pa burrat, me te pa beset, jane MALOKET.

  6. biks says:

    Ky eshte RRK komplet….

  7. Cen says:

    Manjani eshte cmendur, I jane cakerrdisur syte.
    Duhet tja nderrojne ilacet. Adi Krasta te kete kujdes kur e fton mos i bej emisionet live dhe te vendose nje tavoline ne mes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje