Olsi Karagjozi i ftuar në Ora Sport, në RTV Ora është shprehur se raporti i UEFA-s do të jetë vendimtar në zgjidhjen e ngërçit mes bashkisë dhe Federatës së futbollit.
Karagjozi: Zhvillohet një ndeshje shumë e rëndësishme dhe është një temë shumë delikate në këtë tymnajën që është krijuar me zgjedhjet e federatës. Është e vërtetë që në qoftë se kjo ndeshje nuk do të ishte organizuar nga Shqipëria gjërat do ët shkonin shumë ndrysh në këtë betejën që ka nisur mes federatës dhe bashkisë. Nuk duhet të harrojmë raportin që do hartojnë dhe përpilojnë të dërguarit e UEFA-s, do jetë shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e këtij ngërçi.
Çështja është në gjykatën e Tiranës dhe nëse Apeli nuk jep një vendim ose konsumohet faza e Apelit, me sa jam në dijeni Federata nuk e ka apeluar pasi nëse do ta apelonte do të ishte një njohje e vendimit të Shkallës së Parë. Mendoj se me konsumimin e këtij hapi ligjor situata do të bëhet më e komplikuar për Federatën e cila në këndvështrimin tim do ta ketë shumë të vështirë t’i organizojë zgjedhjet.