Nisja e luftës, NATO reagon ashpër: Shtojmë trupat në lindje dhe veri, do t'i përgjigjemi çdo rasti të paparashikuar

24 Shkurt 2022, 12:45Bota TEMA

Pas sulmit që Rusia nisi sot në Ukrainë për pushtim ka ardhur edhe reagimi i ashpër i NATO-s. NATO ra dakord të enjten të forcojë trupat e saj tokësore, detare dhe ajrore në krahun e saj lindor pranë Ukrainës dhe Rusisë, pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një ofensivë ushtarake në Ukrainë.

“Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të aleancës, si dhe mjete shtesë detare,” thanë ambasadorët e NATO-s në një deklaratë pas bisedimeve urgjente.

 “Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t’iu përgjigjur të gjitha rasteve të paparashikuara”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërsa disa nga 30 vendet anëtare të NATO-s po furnizojnë Ukrainën me armë, municion dhe pajisje të tjera, NATO si organizatë jo. Ajo nuk do të nisë asnjë veprim ushtarak në mbështetje të Ukrainës, e cila është një partnere e ngushtë, por nuk ka asnjë perspektivë për t’u bashkuar.

1 komente në “Nisja e luftës, NATO reagon ashpër: Shtojmë trupat në lindje dhe veri, do t’i përgjigjemi çdo rasti të paparashikuar”

  1. Vjosa.al says:

    Fjalë imzot, fjalë!
    Ukraina dëshmoi se NATO e ka mbaruar misionin e saj, pikërisht sepse vëndet antare të saj, duan mbrojtje nga NATO por nuk janë gati të hyjnë në luftë për askënd, as për Amerikën madje.
    Ukraina tregoi se domini global i USA ka perënduar si në nivel strategik, ashtu edhe në nivel taktik.
    Ukraina tregoi se kurajoja e për
    it për të shkuar në luftë me një fuqi bërthamore.
    Zinxhiri i broçkullave diplomatike Biden-Putin ishte çfaqja e shëmtuar e kapitullimit të USA dhe Perëndimit ndaj diktatorit të Ri të Evropës Putin.
    Njëlloj Hitleri që kërkonte Hapsirën Jetike Ariane në parg të LII Botërore, Putini kërkon Hapsirën Jetike Slave të mprehë dhëmbët bërthamorë ruse me buratinët evropianë.
    Ashtu si Chambërleni dështoi ti shpëtonte luftës me Hitlerin duke bërë lëshime të njëpasnjëshme në kurriz të fqinjëve të Gjermanisë, ashtu do të dështojë edhe Perëndimit dhe USA me lëshimet e njëpasnjëshme ndaj Putinit.
    Ai ka flakur dorashkën.
    Ai i ka bërë mirë llogaritë.
    Ai i njeh zonjushkat delikate të Perëndimit më mire se ato njohin njëra tjetërën.
    Lufta është të pragu.
    Ka vetëm një menyrë që Putini të bjerë në mendime: të llogarisë luftën bërthamore, pikërisht atë me të cilën ai shantazhon Perëndimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje