Pas publikimit të sloganit të PS, “Vetëm përpara”, Muli thirri me urgjencë Lelon, se si të organizonin një fushatë sulmi ndaj tij.
-Duhet të theksojmë se këta na kanë vjedhur sloganin tonë të vitit 2013, tha Muli.
Tani këtë nuk e themi dot, por duhet të hapim fjalë se kush përdor sloganin “Përpara” humbet zgjedhjet.
Kjo na intereson shumë.
Se dhe me ne kështu u tallën atëherë.
-Unë mendoj të mos e kapim në këtë aspekt, tha Lelo, por të sulmojmë përmbajtjen.
Pikë së pari, këta e kanë slogani “Kurrë mbrapa, vetëm përpara”.
Kjo ka disa kuptime.
Në aspektin seksual ky është një slogan homofobik, pasi fton njerëzit ta bëjnë vetëm përpara dhe jo mbrapa.
Ne nuk na takon shumë si parti e djathtë të promovojmë homoseksualizmin, por ata si parti e majtë e kanë në identitetin e tyre dhe ky slogan dëmton thelbin e identitetit të tyre.
Si mund t’u thuash njerëzve “kurrë mbrapa, vetëm përpara”, pa e provuar kurrë.
Kjo është skandal. Unë personalisht jam i revoltuar.
-Po dhe ty ku të shko mendja mo burrë.
Nuk ka lidhje me seksin kjo.
Rama e ka bë me u tall me Doktorin dhe Metën, ndaj duhet t'ia kthejmë me të njëjtën monedhë.
Të themi “Vetëm përpara drejt greminës”, apo diçka e tillë.
-Jo se do tallen ata, do thonë na kanë kopjuar ne si tallnim sloganin më 2013.
Ka më shumë sens të bëjmë humor me anën seksuale të sloganit, se bëhet më popullor tek njerëzit dhe më jo serioz.
-Bëhet, bëhet, tha Muli, por do na thonë njerëzit, mirë këta që e duan vetëm përpara, po ju pse e doni mbrapa.
Mos na hap punë kot.
Le nam MJAFT ME PERRALLA KALAMAJSH
O Nul Moka, kjo thirrje "vetem prepara" eshte goditje e rende per mbeshtetesit e Faltores se Berishes, te grumbulluar ne Levizjen Demokratike "LGPD", then e ne gjuhen popullore, levizja e pederasteve (meshkuj e femra).Ti dhe Lejlaja duhet te reagoni ashper.