Sot me Lelon tema e diskutimit ishte suksesi që ka pasur podcasti i Doktorit në elektorat.
Lelo ishte shumë i dyzuar për efektin.
-Kam frikë se Doktori është ndikuar pak nga biografia e shokut Enver tha Lelo.
-Po pse i tha Muli?
-Po ja, ai e ka ditëlindjen reale më 1 Korrik 1944, por e ka bërë me letra 15 tetor për të qenë një ditë para shokut Enver. Këtë e thonë të gjithë. Deri më 2013 dhe me letra e ka pasur në Korrik.
-Ashtu ka qenë ajo kohë tha Muli. Një herë në vit zbrisnin në qytet atëherë e regjistronin kur u tekej.
E dyta, tha Lelo, është mënyra si tregon fëmijërinë. I referohet vetëm xhaxhait dhe jo babait. Dhe shoku Enver i referohej Baba Çenos dhe jo babait të tij. Ca thonë që e kishte nga kompleksi se babain e tij e kishte si njeri të humbur. Doktori nuk besoj që e ka pasur ashtu, po s'di pse i jep më shumë vlera xhaxhait se babit. Kam frikë se e ka ndikim nga biografia e shokut Enver.
-Ça të ka gjet mo burrë , i tha Muli. Në anët tona njëri është i pari i fisit. Ai ka pas xhajen. S'ka pse me e përmend babën. Për shembull, tani krejt fisi im, më përmendin veç mua, s'ka rëndësi në jam xhaja, kushëri, apo babai. Unë jam më i zoti.
-E kuptoj atje, tha Lelo, por ne na duhet për Tiranë. Tani ka nis dhe Belo përmend dhe ai xhajën e babit. Po bëhet si epidemi kjo.
-Po kjo skena që shkonte për qitje që 5 vjeç, dhe i kishin dhënë një fishek, si të duket, tha Muli.
-Po se di ça kuptimi ka në Tiranë. E vetmja gjë që mund të vlejë, është që kur të dal Zeni në gjyq për fishekët në Gërdec, të thotë e kam trashëgimi nga babi se ai që pesë vjeç ka pas qenë marrë me fishekë.
Lini një Përgjigje