Muli zbulon të vërten e vrasjeve më 2 Prill në Shkodër 

2 Prill 2023, 19:09Antena TEMA

Pas 32 vitesh Muli më në fund ka një version rreth vrasjes së katër të rinjve në Shkodër më 2 prill 1991, dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend. 
Sipas gjithë informacioneve që ka Muli, njeriu që ka nxitur vrasjet ka qenë një djalë i ri, i cili ishte në Shkodër bashkë me një vëzhgues të të drejtave të njeriut nga Holanda. Ky djali i ri, është parë të takojë katër viktimat, pastaj është parë të vrapojë brenda ndërtesës së Komitetit Ekzekutiv. Dhjetë minuta pas kësaj skene, është hapur zjarr nga Komiteti Ekzekutiv dhe janë vrarë katër djemtë e rinj në Shkodër. 
Nga dokumentet sekrete që i kanë ardhur Doktorit, plani ka qenë i qartë. Ky djali i ri ka qenë Lulzim Basha. Qëllimi ishte që duke u vrarë katër të rinjt, të ashpërsohej lufta politike, PD të vinte në pushtet, ky djali të ikte me studime në Hollandë dhe të rikthehej kur PD të vinte për herë të dytë në pushtet.  
Gjatë kësaj kohe ai ka qenë ministër dhe furnizues me denoncime kundër Doktorit në SHBA, me qëllim që kur të iknin nga pushteti ti zinte vendin.  
Pasi i zuri vendin dhe e pa që nuk po kthehej dot në pushtet u vendos të përjashtonte Doktorin me ndihmën e amerikanëve. Ata në fillim hezituan, por Luli i ka kërcënuar duke u thënë nëse nuk më ndihmoni tani ta varros Doktorin, do tregoj që ju më keni thënë t'i vrasim ata të katërt në prill 1991. Amerikanët u trembën dhe goditën Doktorin. 
Pastaj Doktori ngriti Foltoren dhe nisi ofensivën. 
Sot më 2 prill e gjithë kjo është e qartë. Dokumentet provojnë se 2 prilli është dita që mban peng Edi Rama Lul Bashën se ai e di që Luli i ka vrarë ata të katërt dhe nuk tregon. 
 

2 Komente

  1. L
    L.Xh

    Thuaj çtë duash o Mero, tall menderen me Mul Nokarin e Lelo bythën, sa të duash, por sot në 2 prill, në Shkoder, nga kater autoret e vrasjes se 2 Prillit, ishte vetëm Sali Berisha, sepse tre të tjeret, Pjeter Arbnori, Azem Hajdari dhe Ali Spahija janë në varreza, dhe si për të larë bythën, Saliu kishte në krah të tijë, djalin e Ali Spahisë, Bardh Spahija. Kuku moj nanë, ça po na shhin sytë e degjojnë veshët.

    1. G
      Gerdi

      Hahahahhahahha

      Lini një Përgjigje