Tani që Paloka e bëri publik pazarin që ka pasur me drejtues të PD, Muli u shqetësua.
Jo se nuk e dinte pazarin, pasi e kishin porosi nga Doktori, por bërja publike i ul atij autoritetin.
Lelo e qetësoi duke i thënë, se kjo bëhet për diversion brenda PD tani, “nuk ka lidhje me ty”.
-Ka dhe me mua, tha Muli.
Të gjithë e dinë që unë jam numri 2 tek Doktori.
Tani do pyesin demokratët e thjeshtë si është e mundur që Doktori autorizon Palokën për bisedime të fshehta dhe jo Mulin.
Do te duket sikur nuk ka besim tek unë.
-E ke gabim, i tha Lelo. Mund ta paraqesim si ulje rangu për ata të PD, d.m.th që i takon niveli i tretë i Doktorit, jo niveli i dytë.
-Dakord, tha Muli, por dyshoj shumë tek Paloka.
Pse ai ka thirrë Gaz Bardhin dhe jo ndonjë tjetër?
Me siguri që i ka premtuar të bëjmë sekretar të Përgjithshëm këtej, d.m.th në vend tim.
Kjo më vret shumë në opinion publik.
-Po jo mo burrë, se Gaz Bardhi nuk është budalla të gënjehet nga Paloka.
-E di, por njerëzit mund ta mendojnë ashtu.
Dhe Paloka mund ta hapë këtë fjalën tek të tjerët.
D.m.th të thotë që unë do mbetem nr. 2, kurse në vend të Mulit do marrim Gazin.
-Nuk besoj se të tronditen pozitat, i tha Lelo.
Doktori nuk do t’ia dijë për ata.
Thjesht do t’i bëjë pak rrëmujë deri më 14 maj, t’u ndajë votat.
-E di e di, tha Muli, por këto gjërat publikisht duhet të dilnin nga unë, jo nga Paloka.
Fakti që i nxjerr ai u duket njerëzve më i rëndësishëm se unë. Kjo më vret shumë.
-S’ka problem, tha Lelo. Njerëzit mund të mendojnë se Doktori ka vënë Palokën që të mos merret seriozisht, se ndoshta nuk do ta ulë veten që ka bërë pazar.
Në fund mund të thotë punë paloqesh.
Lini një Përgjigje