Sot Lelo erdhi i tronditur në kafe. Doktori e kishte thirrur dhe e kishte bërë për një lek, pasi dëgjoi që Edi Rama do bënte një podcast.
-Kjo është ideja ime i tha. Më ke futur thikën pas shpine. Më ke dekonspiruar tek Edi Rama.
Lelo ishte mbrojtur, por tërbimi i Doktorit ishte i madh.
-Si t'ia bëj i tha Mulit. E kam keq punën. Nuk më qas më në zyrë.
-E gjejmë tha Muli. Bëjmë një fabulë që informacioni ka rrjedhur nga zyra e Doktorit tek grupi i Salianjit, nga Grupi i Salianjit tek Grupi Gaz Bardhit, nga Grupi i Gaz Bardhit tek grupi i Tabakut dhe këtu pastaj ka ndodhur një incident, dhe informacioni ka shkuar tek Alibej. Ai ja ka thënë menjëherë Bashës.
Pastaj Basha i ka thënë që duhet t'i kundërpërgjigjemi.
-Po si t'ja bëjmë, tha Alibej. Unë se bëj dot. Ti ke ikur e ke bredhur në Amerikë. Kush ta bëjë.
-T'i themi Ed Ramës ta bëjë,- ka thënë Luli. Dhe i kanë çuar fjalë Edi Ramës.
Ai pastaj i ka mjetet dhe e bëri me urgjencë para Doktorit.
Me këtë fabulë të shpëtoj, i tha Muli.
-Dakord tha Lelo, por kjo është për të gënjyer demokratët. Puna është si të gënjejmë Doktorin.
-Po Doktori e di që nuk e ka spiunuar njeri, se dje kur dëgjoi Ramën i shkoi mendja. Kështu që kur ai të thotë “më ke ngul thikën pas shpine” është duke thënë më gjej një justifikim. Ja e gjetëm.
-Po të jetë kështu tha Lelo, unë i mbush mendjen që Ed Rama ka dhe Lulin kameraman. Vetëm të ma fal.
Edvini I Zi I drogs,krimbit,inqeneratorit djegsor,kakains asht ay qy ka vjedh iden e pordhkastit t liri demokracis nga doktorri I nderuer antikamunist.