Në një nga intervistat e tij, Belo ka thënë se ka punuar qysh 17 vjeç si teknik pulti tek Çani.
Muli e thirri Lelon për kafe, për t’i diskutuar këto deklaratat jashtë kontrolli të Belos.
-Do na hedhi në erë ky, se nuk e njeh mirë partinë, tha Muli.
-Po nuk më duket deklaratë e keqe, tha Lelo.
-Për ty jo o zotëri, se dhe ti tek Çani ke dalë në televizor, por për PD, Çani ka qenë komunist.
Dhe kush ka shkuar aty me siguri që ka pas qejf komunistët.
Ndryshe do kishte shku tek Shijak TV.
-Po mirë mo burrë, aty ka gjet punë, aty ka shku.
-Nuk thashë gjë, se 17 vjeç ka qenë, por fakti që dhe tani që është rritur nuk e kupton që Çani është komunist, është pak shqetësuese.
-Po ja, ngaqë e shikon që shan Ramën dhe i duket me Doktorin, tha Lelo.
-Epo ky është problemi. Që nuk kupton.
Ka dhe një problem tjetër që më tremb.
-Hë, i tha Lelo?
-Edhe Luli 17 vjeç ka fillu punë, dhe ai në fillim kamarier dhe dixhej ka qenë, si Belo.
Në qoftë se ky nuk gënjen, është ngjashmëri e frikshme.
-Po jo mo burrë, se ky është teknik pulti.
-Po teknik pulti, dixhej, çfarë është.
E thotë që të duket si më i avancuar në teknikë, tha Muli.
-Po mire, ishallah e fiton Bashkinë, se Luli e fitoi, tha Lelo.
-Po ka mend e Lulit, më mirë të humbasë që tani, tha Muli.
Nuk do vuajmë gjithë jetën prej këtyre besëprerëve ne.
Lini një Përgjigje