Muli në ankth për radhën e sulmit kundër ambasadores 

5 Prill 2023, 20:06Antena TEMA

Sot në mëngjes Muli me Lelon kishin tezë bisede vetëm sulmin ndaj ambasadores.

-Unë e kam kaluar radhën, tha Lelo, se kam bërë poezi kundër saj.

Kur bën poezi, është një formë më e lartë e luftës intelektuale dhe llogaritet për 5 shkrime.

Kështu që tani jam në rregull.

Paloka e dha provën dje. Tani e ke ti, ose Mond Spaho.

-Unë se kam problem, tha Muli.

I them të fundit fare, por dua ti pëlqej Doktorit.

Se po të jetë dhe më e egër se e atij, bëhet xheloz dhe ndjehet keq.

Duhet gjetur një ekuilibër mes të qenit i egër, por jo më i egër se Doktori.

 -E kjo do një lloj talenti, tha Lelo.

Po deshe, unë të bëj dhe ty një poezi kundër ambasadores, por nuk ta quajnë, se do thonë dikush ja ka bërë.

Ndaj duhet të bësh vetë.

Unë po përpiqem të bëj diçka në emër të Mond Spahos.

-Po çfarë do shkruash për Mondin?

-Po ja, do ta shikoj nga këndvështrimi i një ekonomisti intelektual.

Do ti them:

-Ti moj zonjë,  po të mos ishe e korruptuar dhe abuzuese, nuk shkoje deri në Shkodër të bëje deklaratë, po e bëje nga Tirana.

Por shkove në Shkodër se ke dash të marrësh dieta nga Ambasada dhe të shpërdorosh fondet amerikane.

Ne bredhim lartë e poshtë pa dieta dhe prapë po rezistojmë.

-Kjo i shkon shumë Mond Spahos, tha Muli.

E ke bërë fiks siç e mendon ai.

Po për mua si do ta bëje? Kot po të pyes, se e bëj vetë.

-Ty do të shkonte pak a shumë ky tekst:

-Çfarë ti bëj atij burri që na ka lidh duart e na ka mbyll gojën, se e dija vetë unë se çfarë të bëja ty kur të pashë në Shkodër.

Ty të ka ngel kunjë Shkodra se ka fitu Doktori më 6 mars dhe don me e rrëzu në Shkodër.

Dhe këtë e bën që Edi Rama të shpallë menjëherë miliona euro për prokurime në Shkodër, pa ikur ti, që të përfitosh nga fondet e Shkodrës.

Nuk ke për ta mbrrit atë ditë. 

-Nuk qenka keq, tha Muli.

Pak a shumë dhe unë kështu mendoj. 

Lini një Përgjigje