Doktori përsëriti sot se ai pret të rikthehet kryeministër dhe do të jetë një rikthim si Stive Jobs.
Meqë nuk e njihte këtë burrin e huaj që përmendi Doktori, thirri Lelon t'ia shpjegonte kush ishte.
-Është ai që ka shpikur kompjuterin Macintosh pastaj Ipad, Iphone e kështu me radhë i tha i Lelo. Dmth këto produktet e Apple siç quhen.
-Ah tani po, tani u kujtova se kur vdiq ky ishim në pushtet dhe Doktori ka folur një herë në mbledhje qeverie.
Po çfarë ka bërë ky që e krahasoi Doktori me veten. Si u rikthye?
-Po ja ky ishte me një shok tjetër dhe themeluan këtë Apple. Ai shoku tjetër u bë me punëtorët dhe e përjashtuan nga Apple si të paaftë. D.m.th. pak a shumë siç bëri Luli, që e përjashtoi Doktorin nga partia.
Pastaj Stive u kthye përsëri se ata nuk bënin dot pas Stive dhe u bë i famshëm. Dhe Doktori në këtë kontekst e përmendi.
-Po sa herë e përjashtuan këtë Stive Jobsin tha Muli.
-Një herë.
-Puna është se Doktori do të kthehet për herë të tretë tha Muli. Duhet të gjejmë një fabulë.
-Këtë gjë vetëm ringjallja e Krishtit e shpjegon tha Lelo. Të themi që herën e dytë menduan se e vranë dhe e groposën thellë. Por ai u ngjall dhe demokratët e morën me vete dhe nisën revolucionin. Vetëm kështu shpjegohet meqë është dhe Dita e Pashkës katolike dhe Doktori dikur ka qenë katolik.
-Epo kjo na duhet tha Muli. Lere këtë amerikanin se nuk ua ka pa hairin njeri atyre.
Lini një Përgjigje