Muli diskuton gjithë problemet që mund të vijnë nga emri i Ilir Metaj 

19 Prill 2023, 19:05Antena TEMA

Sot Muli pati një debat të madh me Lelon rreth mënyrës se si duhet ta bëjnë fletën e votimit që Metaj të mos i pengojë.

-Ideja të heqim emrin Ilir dhe të vëmë të Doktorit është ide e mire, tha Muli.

Kështu të paktën demokratët janë më të qartë kë të votojnë.

-Problemi është se Doktorin duhet ta zgjedhim kryetar të Partisë së Lirisë, tha Lelo.

Dhe pastaj do tallen këta të qeverisë, do thonë “Doktori është burri i Monikës.”

-Doktori për ndonjë gjë tjetër është dëgjuar, por për nder i marrin të keqen, tha Muli.

Nuk ja zë goja njeriu ta thotë atë.

Por një zgjidhje duhet ta gjejmë.

Ose t’i heqim siglat fare.

-Hajde dëgjo Ed Ramën pastaj, të thotë sipas popullit “Ju shoftë emri”.

D.m.th që na u zhduk emri fare.

-Po cili është propozimi yt, tha Muli?

-Unë mendoj se duhet të gjemë një zgjidhje të ndërmjetme, tha Lelo.

Të ndërrojmë emrin e koalicionit. Dhe ta quajmë “Koalicioni Berisha”.

Kështu që le të ngelet “Koalicioni Berisha” me kryetar Metën.

Kështu ka kuptim. Këtë nuk na e ndalojnë dot.

E quajnë si të duash koalicionin.

-Si nuk na shkoi mendja më pare, tha Muli.

Kjo qenka zgjidhje fantastike. Dhe e vërtetë.

-U thashë që në fillim, tha Lelo, por nuk më dëgjuat.

Berisha nuk është emër njeriu, është institucion.

E kam thënë dhe tek poezia për te.

Tani na latë dhe pa institucion, dhe pa emër.

-Jo mo emër kemi, po e kemi të keq, tha Muli.

1 Komente

  1. t
    tata luigji

    -Jo mo emër kemi, po e kemi të keq, tha Muli.kjo eshte perla per kete vit. MERO BAZE je gjigand

    Lini një Përgjigje