Sot Belo kishte marrë në një takim, një aktivist republikan nga SHBA, që e paraqiti para të rinjve si të dërguar të republikanëve për fushatën e tij.
Muli u trondit kur e dëgjoi.
Thirri me urgjencë Lelon për ta kuptuar se çfarë po ndodhte.
-Ç’është kjo që na bën ky Belo, i tha?
Doktori bën luftë me amerikanët, ky na sjell amerikanë ne fushatë.
Doktori sherr me Escobarin, ky do me tregu që nuk ka punë me Doktorin.
-Është pak e rëndë, tha Lelo, por mund ta interpretojmë dhe që jo gjithë Amerika është kundër Doktorit.
Ja për shembull ky djali i ri, nuk ka gjë me Doktorin.
-Po çfarë është ky djali në SHBA?
-Është një shok i shkollës së Belos që punon në një kompani në Florida, që e njeh këtë djalin i cili ka qejf republikanët.
Në këto raste quhen aktivistë republikanë.
Dhe e ka ftuar të vijë në Shqipëri për fushatë. Dhe ai ka ardhur.
-E kuptova, tha Muli. Ky sikur është në garë me Fatmir Mediun, jo me lali Erin.
Se Fatja kë amerikan gjen në rrugë, i hedh krahun e del në foto.
Po mirë ai qe ka hallin e SPAK, po ky ça halli ka?
Se ti nuk e njeh Doktorin. E njoh unë.
Doktori nuk ka gjë me amerikanët.
Doktori e ka inatin me këta demokratët që bëjnë sikur janë me amerikanët, se ata i shikon si spiunë potencial të tyre.
Dhe gjithë këtë fushatën kundër SHBA e bën që të mos ngrejë njeri kokë e të thotë jam me SHBA.
Ndaj Belo ka bërë gabim të rëndë.
Nuk ja fal Doktori kollaj këtë. I ka ngul thikën pas shpine Foltores.
Lini një Përgjigje