Muli në ankth për bisedën e Escobarit me Ilir Metën 

12 Prill 2023, 17:57Antena TEMA

Pas takimit të Escobarit me Ilir Metën, në selinë e SHQUP kishte rënë një heshtje e thellë.

Askush nuk guxonte të pyeste se si kishte shkuar takimi, pasi kishin frikë se merrte vesh Doktori që këta interesohen për një amerikan.

Muli e thirri Lelon jashtë selisë për të diskutuar për këtë çështje.

-Mu duk shumë i nxirë në fytyrë Meta pas takimit, i tha Muli. 

-E ka atë ai dreq, nuk e fsheh dot emocionin.

-E pyeta se çfarë diskutuat, por nuk më tregoi.

Janë punë të mëdha këto, tha. Nuk janë për biseda tavolinash.

-Ndoshta ja thotë Doktorit, tha Lelo.

-Jo, në asnjë mënyrë. As guxon t'ia hapë atë muhabet.

Si mund t’i tregojë ai Doktorit se çfarë i kanë thënë amerikanët.

Sikur nuk e di Doktori se çfarë i kanë thënë.

-A mendon se e kanë pyetur ku i gjeni lekët për fushatë, tha Lelo?

-Po le ta pyesin. Dihet që ne na ndihmon populli, tha Muli.

Populli ka besim tek ne, i sjell lekët në seli, ne kemi besim tek Zeni, ai i administron dhe na financon fushatën. Kaq është.

-Po pra po. E kemi arsyetimin, tha Lelo.

Por pyeta se çfarë mund të ketë pyetur ai në takim.

Po mund ta ketë pyetur dhe për kët sloganin tonë: “E ardhmja në duart tuaja”, tha Lelo.

Amerikanët dyshojnë se ky slogan nën siglën e LSI ka kuptim të rrezikshëm, pasi dihet që këta të LSI kanë dorë dhe vjedhin. 

-Nuk besoj, tha Muli. Ajo është një thirrje e sinqertë, që u themi qytetareve që jemi në dorën tuaj tani, ndryshe na fshiu Amerika.

Dhe ata do na mbështesin.

-Epo ishalla s'ia ka thënë këtë Escobarit, tha Lelo.

Lini një Përgjigje