Muli i shqetësuar nga rrëzimi zonjës Karo 

15 Prill 2023, 19:25Antena TEMA

Rrëzimi i zonjës Karo duke ecur drejt tribunës e mërziti Mulin.

Lelo ishte i mendimit se zonja Karo e kishte stimuluar rrëzimin për të imituar Doktorin kur u rrëzua tek Konventa e Rilindjes së partisë.

-Kam frikë se e ka bërë që t’i zbulohej ndonjë pjesë intime dhe të kthehej në qendër të vëmendjes, tha Muli.

Është shumë e rrezikshme. Do të jetë në qendër të vëmendjes.

-Nuk besoj, tha Lelo. Është e fiksuar pas gjesteve të Doktorit dhe ka dashur ta imitojë.

-Kam frikë se ka dashur të eklipsojë Belon, tha Muli.

Nuk e duronte dot që ai do ishte dhëndri i kësaj feste.

-Kjo ka pak kuptim, tha Lelo. E ka me çdo dhëndër këtë ves.

-Njëherë më shkoi mendja se e kishte nga fakti që Doktori po vononte dhe po shikonte nga dera e stadiumit a erdhi që ta shikonte kur të fliste.

Se e ka fiksim ta dëgjojë ai kur flet.

Dhe ndoshta u rrëzua pa dashje.

Por prapë dyshoj që e ka bërë me qëllim.

-Lere se na shpëtoi, tha Lelo. E gjeta se si do themi! 

Të paktën u rrëzua ajo dhe u morën me të se ndryshe do merreshin me pjesëmarrjen e ulët dhe stadiumin bosh.

-Atëherë të themi që u rrëzua kastile për të na shpëtuar nga stadiumi bosh, tha Muli.

Të paktën t'ia njohim për sakrificë, pavarësisht pse e ka bërë.

1 Komente

  1. F
    Fatmira

    Zonja Karo ka dashur t'i tregoje botes se rrezimi eshte virtyt i njerezve te medhenj dhe te pasur me flori si Sali Sheqere Vuk Berisha, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.

    Lini një Përgjigje